bdi blen objekt 5 katesh ne tetove rrit pasurite e paluajtshme 69cc45a222ea3

BDI blen objekt 5-katësh në Tetovë, rrit pasuritë e paluajtshme!

April 1, 2026
1 minut lexim

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka shënuar rritje të ndjeshme të pronave që zotëron gjatë vitit 2022, duke zgjeruar dukshëm sipërfaqet në pronësi të saj, informon PressOnline.al

Partia ka blerë një ndërtesë pesëkatëshe në qendër të Tetovës, me sipërfaqe rreth 1.200 metra katrorë, për të cilën deklaron se është financuar përmes një kredie. Megjithatë, objekti që ndodhet në një lokacion atraktiv pranë “Telekomit” rezulton i pashfrytëzuar dhe pa shenja se jepet me qira.

Përveç kësaj prone, BDI posedon selinë partiake në Çair të Shkupit, si dhe rreth 430 metra katrorë në qendrën tregtare “Mavrovka”, ku funksionon Qendra Analitike e partisë. Ajo gjithashtu ka prona në Pllasnicë dhe Dibër, të cilat përdoren si shtabe lokale.

Ndërkohë, objekti i njohur në Reçicë të Vogël, ku ndodhet selia qendrore e partisë, nuk është në pronësi të saj, por funksionon me qira.

Sipas hulumtimit të BIRN, përveç pronave të dedikuara për aktivitete partiake, disa subjekte politike zotërojnë edhe pasuri të tjera si toka kullotash, objekte turistike dhe banesa, çka hap dilema për përdorimin e tyre real.

Në disa vendime, Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut ka theksuar se partitë politike nuk janë krijuar për të grumbulluar pasuri apo për të funksionuar si biznese. Sipas saj, roli i tyre është të bashkojnë qytetarët rreth vlerave dhe vizioneve shoqërore, e jo rreth interesave financiare. Për këtë arsye, gjykata paralajmëron se partitë duhet të jenë kundërpeshë ndaj interesave të ngushta materiale në shoqëri, dhe jo pjesë e tregut ku dominon logjika e fitimit.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

zekolli trebenishte qafe thane do te riprojektohet bdi vlen mbyll syte per projektet qe lidhen me shqiptaret 69cc2ad0174b7
Lajmi i mëparshëm

Zekolli: Trebenishtë-Qafë Thanë do të riprojektohet! BDI: VLEN mbyll sytë për projektet që lidhen me shqiptarët

ambasadori rus mojtaba khamenei nuk ndodhet ne moske por ne iran 69cc460201623
Lajmi i radhës

Ambasadori rus: Mojtaba Khamenei nuk ndodhet në Moskë, por në Iran

Të fundit nga

ShkoLartë