bayerni ka shenuar 84 gola deri me tani 30 prej te cileve mbajne firmen e harry kane 69488513ba666

Bayerni ka shënuar 84 gola deri më tani, 30 prej të cilëve mbajnë firmën e Harry Kane

December 22, 2025
1 minut lexim

Bayern Munih po vazhdon marshimin e pandalshëm në këtë sezon, duke dominuar si në kampionat ashtu edhe në kompeticionet e tjera. Skuadra e drejtuar nga Vincent Kompany regjistroi një tjetër fitore bindëse, 4-0 ndaj Heidenheimit, duke konfirmuar forcën e jashtëzakonshme sulmuese.

Në 15 ndeshje të Bundesligës, bavarezët kanë realizuar 55 gola, ndërsa në Champions League kanë shënuar 18 gola në 6 takime.

Këtyre u shtohen edhe 10 gola në 3 ndeshje të Kupës së Gjermanisë dhe një tjetër në finalen e Superkupës. Në total, Bayern ka arritur shifrën mbresëlënëse prej 84 golash në vetëm 25 ndeshje zyrtare këtë sezon.

Protagonisti absolut mbetet Harry Kane. Sulmuesi anglez realizoi sërish ndaj Heidenheimit, duke shkuar në kuotën e 19 golave në 15 ndeshje kampionati. Me 11 gola të tjerë të shënuar në kompeticionet e kupave, Kane ka tashmë 30 gola në 25 paraqitje në të gjitha garat.

Në garën për “Këpucën e Artë” të Bundesligës, Kane kryeson bindshëm me 19 gola, i ndjekur nga Deniz Undav, Jonathan Burkardt dhe Luis Diaz me nga 8 gola.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

berisha publikon denoncimin djali i banditit dhunoi nxenesit e nje shkolle duke iu thyer pjatat ne koke policia mbulon krimin 694884b53ef73
Lajmi i mëparshëm

Berisha publikon denoncimin: Djali i banditit dhunoi nxënësit e një shkolle duke iu thyer pjatat në kokë, policia mbulon krimin

aksident tragjik ne itali humb jeten shqiptari detajet nga ngjarja e rende 694885c36d29b
Lajmi i radhës

Aksident tragjik në Itali, humb jetën shqiptari. Detajet nga ngjarja e rëndë

Të fundit nga

Regjistrohen dy tërmete në RMV

Tërmet me intensitet prej III ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane (SHME) është ndjerë në Manastir, Ohër dhe rrethinë mbrëmë në ora 23:10, kumtoi Opservatori sizmologjik pranë Fakultetit natyroro-matematikor në Shkup. Epiqendra e
ShkoLartë