bayern ben gati 80 milione euro per yllin e atletico madridit 688d502d2cdfc

Bayern bën gati 80 milionë euro për yllin e Atletico Madridit

August 2, 2025
1 minut lexim

Pasi transferoi Luis Diaz për 75 milionë euro, Bayern Munich ka filluar lëvizjet për të bërë një tjetër goditje të madhe në këtë merkato.

Objektivi i radhës i klubit bavarez është mesfushori i Atletico Madrid, Pablo Barrios.

Vincent Kompany e sheh 22-vjeçarin e Atletico Madridit si lojtarin e duhur për të përforcuar mesfushën.

Edhe pse mesfushori i ri ka një kontratë deri në vitin 2030 me “Colchoneros” dhe një klauzolë lirimi të paarritshme, 500 milionë euro, klubi bavarez është i gatshëm të ofrojë deri në 80 milionë euro për kartonin e tij.

Propozimi nuk është zyrtarizuar ende, por burime në Gjermani pohojnë se kontaktet mes palëve kanë filluar tashmë.

Bayern nuk dëshiron të presë shumë gjatë dhe e sheh Barrios si një aset ideal për të forcuar mesfushën me synimin për të fituar Bundesligën dhe Champions League në sezonin e ri.

Po sipas burimeve në fjalë, lojtari edhe pse ndihet i rëndësishëm tek Atletico Madrid, nuk e përjashton mundësinë për nisur një fazë të re në karrierën e tij.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bdi zgjedh blerim osmanin shef te shtabit zgjedhor 688d4658957e6
Lajmi i mëparshëm

BDI zgjedh Blerim Osmanin shef të shtabit zgjedhor

cfare kerkuan kurti dhe rama nga politikanet shqiptare taravari jep detaje nga takimi i perbashket 688d50308f23c
Lajmi i radhës

Çfarë kërkuan Kurti dhe Rama nga politikanët shqiptarë – Taravari jep detaje nga takimi i përbashkët

Të fundit nga

ShkoLartë