bayern arrin marreveshje me luis diaz 687a86be70fd2

Bayern arrin marrëveshje me Luis Diaz

July 18, 2025
1 minut lexim

Pas Nico Williams i cili vazhdoi kontratën me Atletiko Bilbaon, Barcelona ka humbur garën me një tjetër futbollist.

Sipas asaj që raporton gazeta gjermane ‘BILD’, Bayern Munich ka arritur marrëveshje me futbollistin e Liverpulit, Luis Diaz.

Raportohet se kolumbian ka rënë dakord me kampionin gjerman për një kontratë katërvjeçare dhe një pagë prej 14 milionë eurosh bruto në vit.

Megjithatë, ende nuk është arritur asnjë marrëveshje midis Bayernit dhe Liverpoolit në lidhje me transferimin e 28-vjeçarit.

Sipas gazetarit Florian Plettenberg, negociatat midis dy klubeve po përparojnë dhe janë afër arritjes së një marrëveshjeje.

Shuma përfundimtare e transferimit pritet të jetë rreth 80 milionë euro. Oferta e fundit e Bayernit ishte 67.5 milionë euro, por Liverpooli e refuzoi atë.

Diaz ka luajtur për Liverpoolin që nga viti 2022. Ai ka bërë 148 paraqitje për ekipin, duke shënuar 41 gola dhe duke dhënë 23 asiste.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

krisja dhe perplasjet e forta per nje karrige ne kuvend lapaj ben hap pas dhe i shtrin doren shabanit per pajtim 687a86823e76a
Lajmi i mëparshëm

Krisja dhe përplasjet e forta për një karrige në Kuvend, Lapaj bën hap pas dhe i shtrin dorën Shabanit për ‘pajtim’

takim kurti limaj pritet te shtunen izmaku me emrin e limajt kuvendi konstituohet te henen 687a86fad02c2
Lajmi i radhës

Takim Kurti–Limaj pritet të shtunën – Izmaku: Me emrin e Limajt, Kuvendi konstituohet të hënën

Të fundit nga

ShkoLartë