bastoni mund te ndikoje ne nje largim te mundshem nga interi 69aaf0a2000fa

Bastoni mund të ndikojë në një largim të mundshëm nga Interi

March 6, 2026
1 minut lexim

Sipas raportimeve të gazetës spanjolle Diario Sport, situata e fundit rreth mbrojtësit italian Alessandro Bastoni mund të ndikojë në një largim të mundshëm nga Interi gjatë afatit kalimtar të verës, mes interesimit të vazhdueshëm nga Barcelona.

Mbrojtësi i kombëtares italiane është përballur me fishkëllima dhe reagime negative nga tifozët gjatë disa ndeshjeve të fundit jashtë fushe.

Kjo erdhi pas episodit të diskutueshëm në përballjen ndaj Juventusit, ku simulimi i tij çoi në përjashtimin me karton të kuq të mbrojtësit Pierre Kalulu.

Incidenti shkaktoi reagime të ashpra në opinionin sportiv në Itali.

Edhe pse Bastoni kërkoi falje publikisht për atë moment, tensioni rreth situatës së tij nuk është zbutur plotësisht.

Sipas burimeve të Diario Sport, lojtari ndihet i pakëndshëm me atmosferën e krijuar dhe po shqyrton mundësinë e largimit nga Italia në fund të sezonit.

Barcelona prej kohësh po e ndjek nga afër situatën e 26-vjeçarit.

Drejtori sportiv i klubit katalanas, Deco, raportohet se është një admirues i madh i cilësive të mbrojtësit italian dhe e sheh atë si një përforcim të rëndësishëm për prapavijën.

Megjithatë, pengesa kryesore mbetet vlerësimi i lartë i kartonit të lojtarit. Interi e vlerëson Bastonin rreth 80 milionë euro, një shumë që Barcelona pritet të përpiqet ta ulë gjatë negociatave të mundshme.

Nga ana tjetër, drejtuesit e Interit janë të interesuar ta mbajnë mbrojtësin në “San Siro” dhe synojnë t’i ofrojnë një rinovim kontrate, pavarësisht se marrëveshja aktuale e Bastonit skadon në qershor të vitit 2028..

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

pse ke hequr keijsin nga instagrami ina pergjigjet per shqiperia live eshte shume personale mos me 69aaea4e2068f
Lajmi i mëparshëm

“Pse ke hequr Keijsin nga Instagrami?” Ina përgjigjet për “Shqipëria Live”: Është shumë personale, mos më…

lufta ne iran katari nafta do te arrije ne 150 dollare per fuci 69aaf119ce948
Lajmi i radhës

Lufta në Iran, Katari: Nafta do të arrijë në 150 dollarë për fuçi

Të fundit nga

Pogradeci shkruan historinë

Pogradeci fitoi për herë të parë në historinë e tij Kupën e Shqipërisë në volejboll për femra. Në finalen e luajtur të premten në mbrëmje në sallën sportive në Farkë, skuadra e
ShkoLartë