bastisje ne shkup konfiskohen arme dhe nje bombe 6ae8d341ee0a0

Bastisje në Shkup, konfiskohen armë dhe një bombë

November 2, 2026
1 minut lexim

MPB njofton se është kryer bastisje në Shkup.

Aty janë zbuluar armë, fishekë.

“SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër B.S. (33) nga Shkupi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprave penale “Përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese” dhe “Prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Më 01.10.2026, nëpunës policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë dhe ambientet e tjera që i përdor i kallëzuari, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar 253 fishekë të kalibrave të ndryshëm, një bombë dore „M75“, një pistoletë „Cërvena Zastava“ e kalibrit 7,65 mm me karikator, një pistoletë „Bereta“ me karikator dhe marihuanë“, thonë nga MPB.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

irina shayk shfaqet me kostum djalli per halloween 6ae8d2b1ec0df
Lajmi i mëparshëm

Irina Shayk shfaqet me kostum djalli për Halloween

Të fundit nga

ShkoLartë