bastisje ne kercove privohen nga liria dy persona pasi posedonin lende narkotike 687b3720dfaf0

Bastisje në Kërçovë, privohen nga liria dy persona pasi posedonin lëndë narkotike

July 19, 2025
1 minut lexim

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut njofton se dje (17.07.2025) në Kërçovë, zyrtarët e policisë nga Zyra e çështjeve të jashtme kriminale në Kërçovë i privuan nga liria E.P. (30) dhe A.P. (60) nga Kërçova.

“Gjatë bastisjes në shtëpinë e tyre, të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore në Kërçovë, në shtëpi u gjetën dhe u sekuestruan një qese me një substancë pluhur të bardhë dhe një peshore.

Ndërkohë, në një pusetë para shtëpisë u gjetën dhe u sekuestruan 51 pako më të vogla me një substancë pluhur dhe dy pako plastike më të mëdha me një substancë të bardhë të kokrrizuar”.

“Të dy u ndaluan në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngrihen akuza përkatëse”, thonë nga MPB.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

shba te e klasifikojne degen e grupit pakistanez si organizate terroriste per shkak te sulmit ne kashmir 687b30cc90d4f
Lajmi i mëparshëm

SHBA-të e klasifikojnë degën e grupit pakistanez si organizatë ‘terroriste’ për shkak të sulmit në Kashmir

ceo i kapur ne kameren e puthjeve te coldplay drejt divorcit puthja mund te kushtoje 30 milione paund 687b38c4d01b6
Lajmi i radhës

CEO i kapur në kamerën e puthjeve të Coldplay drejt divorcit? Puthja mund të kushtojë 30 milionë paund

Të fundit nga

Njihuni me milionerin kërçovar në Zvicër (VIDEO)

Kërçovari Ngadhnjim Sadiku ka ndërtuar një nga historitë më të suksesshme të biznesit në diasporë, duke u bërë pronar i dhjetëra pompave të benzinës në Zvicër. Emisioni “N’Kosova Show” ka realizuar një
ShkoLartë