bastisje ne disa shtepi ne zubin potok konfiskon arme radiolidhje e qindra fisheke 6a8019fa5912a

​Bastisje në disa shtëpi në Zubin Potok, konfiskon armë, radiolidhje e qindra fishekë

August 15, 2026
1 minut lexim

Policia e Kosovës ka konfiskuar armë, qindra fishekë, radiolidhje dhe pajisje të tjera ushtarake gjatë disa bastisjeve të zhvilluara të premten në Zubin Potok.

Sipas raportit të Policisë, në një bastisje të zhvilluar dje, në shtëpinë e një të dyshuari mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar një AK-47, një revole, 446 fishekë, 42 krehër, një radiolidhje dhe pajisje të tjera ushtarake.

Sipas policisë, në një bastisje tjetër, të premten, Policia ka konfiskuar 178 fishekë të kalibrave të ndryshëm, një gazmaskë, dy radiolidhje dhe disa pajisje të tjera për armë.

Ndërkaq, gjatë kontrollit të një shtëpie të pabanuar në orën 15:50, janë gjetur 30 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe pesë gëzhoja të armëve të gjata.

Policia ka raportuar edhe për dy bastisje të tjera në Zubin Potok. Në shtëpinë e një të dyshuare janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me leje, ndërsa në shtëpinë e një të dyshuari tjetër janë konfiskuar një pushkë gjuetie, një revole dhe dy fishekë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mot i nxehte dhe me diell ne maqedonine e veriut me 15 gusht 6a7fc9e1e5732
Lajmi i mëparshëm

Mot i nxehtë dhe me diell në Maqedoninë e Veriut më 15 gusht

protesta e 77 te kunder rames mergata shqiptare serish sot ne shesh doreheqja e qeverise e panegociueshme 6a801a70cd578
Lajmi i radhës

Protesta e 77-të kundër Ramës, mërgata shqiptare sërish sot në shesh: Dorëheqja e qeverisë, e panegociueshme!

Të fundit nga

ShkoLartë