basisti bruce foxton zbulon se eshte diagnostikuar me semundjen e parkinsonit 6a45389e2644c

Basisti Bruce Foxton zbulon se është diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit

July 1, 2026
1 minut lexim

Bruce Foxton, basisti i grupit legjendar britanik “The Jam”, njoftoi se u diagnostikua me sëmundjen e Parkinsonit pas analizave shtesë mjekësore që pasuan për shkak të problemeve të mëparshme shëndetësore.

Foxton, i cili është 70 vjeç, tha se arsyeja për anulimin e koncerteve në qytetet britanike të Kidderminster dhe Lincoln javën e kaluar ishte për shkak të nxehtësisë ekstreme dhe një infeksioni në gjoks.

Në një postim në Facebook, ai sqaroi se trajtimi i kohëve të fundit për kancerin shkaktoi disa ndërlikime shëndetësore dhe se testet e mëvonshme të gjendjes së tij çuan në diagnozën e sëmundjes së Parkinsonit.

Në postimin e tij, Foxton falënderoi të gjithë për mesazhet e tyre të mbështetjes.

“Para së gjithash, dua t’i falënderoj të gjithë për mesazhet dhe urimet e tyre për shërim. Dashuria, mbështetja dhe mirëkuptimi juaj kanë shumë rëndësi për mua”, tha ai.

Ai iu referua gjithashtu anulimit të shfaqjes dhe shtoi: “Ishte një vendim i vështirë të anuloja koncertet fundjavën e kaluar por nxehtësia ekstreme së bashku me një infeksion në gjoks më lodhën plotësisht, dhe këshilla mjekësore ishte të pushoja dhe të merrja terapi”.

Ai kujtoi gjithashtu se më parë ishte trajtuar për kancer dhe se shkon rregullisht për kontrolle, duke theksuar se ishin ndërlikimet pas atij trajtimi që çuan në analiza të reja mjekësore dhe diagnozën përfundimtare të sëmundjes së Parkinsonit.

Foxton mohoi akuzat se ishte shtruar në spital.

Artisti kujtoi gjithashtu se më parë ishte trajtuar për kancer dhe se shkon rregullisht për kontrolle, duke theksuar se ishin ndërlikimet pas atij trajtimi që çuan në analiza të reja mjekësore dhe diagnozën përfundimtare të sëmundjes së Parkinsonit. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

termetet shkaterruese ne venezuele nje baba ne kerkim te familjes kur u ktheva nuk kishte mbetur me asgje 6a4537d25d9fc
Lajmi i mëparshëm

Tërmetet shkatërruese në Venezuelë, një baba në kërkim të familjes: Kur u ktheva, nuk kishte mbetur më asgjë

bllokohet kodi zgjedhor partite nuk arrijne marreveshje 6a453c8d6eeec
Lajmi i radhës

Bllokohet Kodi Zgjedhor, partitë nuk arrijnë marrëveshje

Të fundit nga

ShkoLartë