bashkimi evropian e sheh teknologjine kineze si rrezik 6a0703a730980

Bashkimi Evropian e sheh teknologjinë kineze si rrezik

May 15, 2026
1 minut lexim

Komisioni Evropian ka ndërmarrë hapa për të bllokuar financimin e teknologjisë diellore të prodhuar në Kinë, për shkak të frikës se kjo teknologji mund të përbëjë një kërcënim për sigurinë e rrjetit elektro-energjetik evropian dhe madje të shkaktojë ndërprerje të mëdha të energjisë elektrike. Vendimi i konfirmuar më 4 maj, pasqyron shqetësimin në rritje në Bruksel se varësia e Evropës nga teknologjia e gjelbër kineze e bën Bashkimin Evropian më të cenueshëm ndaj rreziqeve të sigurisë.



Ndalimi i financimit fokusohet te inverterët solarë, të cilët shpesh përshkruhen si truri i sistemeve të prodhimit të energjisë diellore. Këta inverterë janë pajisje që shndërrojnë energjinë diellore në energji elektrike të përdorshme. Ata janë të lidhur me internetin dhe shpesh mund të kontrollohen nga distanca për qëllime mirëmbajtjeje dhe përditësimi të softuerit.

“Të gjitha kompanitë që prodhojnë invertorë kanë diçka të ngjashme me një çelës fikjeje”, deklaroi për DW Kristof Podevils, sekretar i përgjithshëm i Këshillit Evropian për Prodhimin e Pajisjeve Solare.

Ky “çelës fikjeje” dhe lidhjet e tjera në distancë zakonisht përdoren për arsye sigurie ose për stabilizimin e rrjetit. Por ekspertët e sigurisë kibernetike paralajmërojnë se, në skenarin më të keq, hakerët ose aktorë armiqësorë ndaj shteteve mund t’i shfrytëzojnë këto lidhje për të prishur furnizimin me energji elektrike.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

fillon pagesa tvsh ja ime per 528 mije qytetare 6a06f1ad7333f
Lajmi i mëparshëm

Fillon pagesa “TVSH-ja Ime” për 528 mijë qytetarë

kapen 4 shtetase te huaja ne aksionin policor ne gostivar 6a070dcd984f1
Lajmi i radhës

Kapen 4 shtetase të huaja në aksionin policor në Gostivar

Të fundit nga

ShkoLartë