bashkimi evropian 28 miliarde euro per forcimin e sigurise kufitare ne lindje 6996480a8775e

Bashkimi Evropian, 28 miliardë euro për forcimin e sigurisë kufitare në lindje

February 19, 2026
1 minut lexim

Komisioni Evropian ka publikuar strategjinë për mbështetjen e rajoneve lindore të kontinentit të vjetër, të cilat po përballen me rënie ekonomike, presion demografik dhe kërcënime hibride që rrjedhin nga lufta në Ukrainë.

Nëntë vende anëtare të BE-së, Finlanda, Estonia, Letonia, Lituania, Polonia, Sllovakia, Hungaria, Rumania dhe Bullgaria pritet të përfitojnë nga kjo nismë, që prek zonat ku kanë rënë investimet, është tkurrur popullsia dhe janë rritur aktivitetet ndërkufitare.

Pika kyçe e strategjisë është EastInvest, një program që do të lëvrojë 28 miliardë euro në formë huaje në bashkëpunim me BQE-në dhe Bankën Botërore për të ringjallur aktivitetet ekonomike në rajonet e prekura.

“Kjo nismë është hartuar së bashku me zyrtarët dhe komunitetet e këtyre territoreve, për t’u siguruar që ato të mbeten zona të gjalla, me vende pune dhe rritje ekonomike”, deklaroi zyrtari evropian Raffaele Fitto.

Shuma prej 28 miliardësh do të mbulojë gjithashtu Murin Evropian të Dronëve, një nismë për përforcimin e sigurisë kufitare, mbështetjen për integrimin e rrjeteve baltike të energjisë me kornizën evropiane, si dhe për programe punësimi.

Lëvrimi i fondeve mes shteteve anëtare nuk është vendosur ende. Zyrtarët e BE-së pritet të takohen me përfaqësuesit e vendeve në fjalë në një event të planifikuar në fund të shkurtit.

Shtetet baltike dhe Polonia kanë përforcuar së fundmi kufijtë e tyre lindorë për t’u bërë ballë taktikave agresive të përdorura nga Rusia dhe Bjellorusia, që përfshijnë lëvizjen e emigrantëve në kufijtë e BE-së, me qëllim destabilizimin e vendeve anëtare.

Edhe Bjellorusia dërgoi disa qindra balona në hapësirën ajrore të Lituanisë vitin e kaluar, duke shkaktuar një çoroditje të trafikut ajror.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

autogoli ferr per arsenalin 6996474432e35
Lajmi i mëparshëm

Autogoli – ferr për Arsenalin 

balla takon vanhorn mbeshtesim vizionin e trump per rritjen e shpenzimeve ne fushen e mbrojtjes 699648d5dd712
Lajmi i radhës

Balla takon VanHorn: Mbështesim vizionin e Trump për rritjen e shpenzimeve në fushën e mbrojtjes

Të fundit nga

Autogoli – ferr për Arsenalin 

Arsenal ka lejuar një befasi nga skuadra e fundit të tabelës. Në ndeshjen e javës së 31-të të Premier League, Wolves barazoi 2:2 ndaj Arsenalit, një rezultat që për “Topçinjtë” ishte pothuajse
ShkoLartë