basha policia e kosoves eshte bere simbol i shtetit tone te pavarur 68bcaa014981b

Basha: Policia e Kosovës është bërë simbol i shtetit tonë të pavarur

September 6, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, së bashku me Presidenten Vjosa Osmani, Kryeministrin Albin Kurti dhe Ministrin Xhelal Sveçla, mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 26-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës.

Nëpërmjet një shënimi kryetari Dimal Basha ka rikujtuar se Policia e Kosovës, të cilës i është njohur profesionalizmi i dalluar edhe nga organizatat dhe partnerët tanë ndërkombëtare, vlerësohet në mesin e institucioneve më të respektuara dhe më të besuara nga qytetarët tanë.

Kryetari Basha ka vlerësuar se Policia e Kosovës, përveç se është garantuese e qetësisë sonë të përditshme, ajo është bërë edhe simbol i shtetit tonë të pavarur, krejt kjo përmes punës së pandalshme dhe operacioneve efikase, duke shkatërruar bandat kriminale si në jug, po ashtu edhe në veri të vendit.

“Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës, shpreh mirënjohjen më të thellë dhe respektin më të madh për të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, për përkushtimin, sakrificën dhe guximin e tyre të përditshëm. Me nderim të veçantë përulemi para kujtimit të policëve që ranë në krye të detyrës, duke dhënë jetën për mbrojtjen e integritetit të vendit dhe për garantimin e sigurisë publike. Sakrifica e tyre është gurthemeli i lirisë sonë dhe amanet për gjeneratat që vijnë“, ka thënë kryetari Basha.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dembele dhe doue humbin ndeshjen ndaj barcelones 68bca9f612e5f
Lajmi i mëparshëm

Dembele dhe Doue humbin ndeshjen ndaj Barcelonës

tragjedia hekurudhore ne tempi shperthejne protestat ne sheshin e athines 68bcab1641952
Lajmi i radhës

Tragjedia hekurudhore në Tempi/ Shpërthejnë protestat në sheshin e Athinës

Të fundit nga

Ngjarjet e datës 29 dhjetor

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (Trusti) mban konferencën vjetore për performancën nga investimet për vitin 2025. (Zyrat e Trustit, Rr. “Perandori Justinian”, Nr. 71, Lagjja Pejton, ora 10:00) Banka Qendrore Kosovës

Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981

Modeli Jaguar XJ6 i vitit 1981 po tërheq sërish interesin e entuziastëve të makinave klasike falë dizajnit të tij të përjetshëm dhe linjave elegante. Modeli konsiderohej një ikonë me prezencë aristokratike në
ShkoLartë