Entuziazëm i madh në kampin e Paris Saint-Germainit.
Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique e ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt çerekfinales së Champions League, pasi e mposhti Chelsean me rezultatin 5-2 në “Parc des Princes”.
Megjithatë, mbetet ende për t’u luajtur ndeshja e kthimit pas disa ditësh në Londër, edhe pse avantazhi i parisienëve është shumë i madh.
Pas përfundimit të sfidës, sulmuesi i PSG-së Bradley Barcola e komentoi për mikrofonin e “Canal+” performancën e skuadrës dhe rëndësinë e kësaj fitoreje të thellë.
“U përgatitëm shumë mirë për këtë ndeshje. E dinim se duhej të luanim me intensitet që nga fillimi. Jemi të kënaqur me këtë paraqitje,” deklaroi sulmuesi francez pas ndeshjes.
Barcola u ndal edhe te goli i tij, duke e shprehur kënaqësinë për kontributin në një mbrëmje kaq të rëndësishme evropiane.
“Jam i lumtur që shënova; ai gol është një ndjenjë shumë e bukur. Mendoj se kjo ishte një nga ndeshjet tona referencë”, theksoi ai, duke e nënvizuar performancën shumë të mirë të skuadrës parisiene.
Megjithatë, sulmuesi i PSG-së paralajmëroi se kualifikimi ende nuk është i sigurt dhe se skuadra duhet ta ruajë të njëjtin ritëm edhe në përballjen e kthimi.:
“Duhet të vazhdojmë kështu edhe në ndeshjen e kthimit,” përfundoi Barcola, duke iu referuar sfidës së radhës në Londër kundër Chelseat.
Burimi: botasot.info


