Barcelona ka treguar gjithë fuqinë e saj në 45 minutat e dytë, duke e mposhtur bindshëm Oviedon me rezultat 3:0.
Pjesa e parë e përballjes u mbyll pa gola, por vazhdimi ishte fatal për mysafirët.
Mbrojtja e Oviedos nuk gjeti asnjë zgjidhje për ta ndalur ofensivën si uragan të skuadrës katalunase.
Golat për Barcelonën u realizuan nga Dani Olmo (52’), Raphinha (57’) dhe Lamine Yamal (73’).
Me këtë fitore, Barcelona rikthehet në krye të kampionatit spanjoll me 52 pikë të grumbulluara, një më shumë se Real Madridi që ndodhet në pozitën e dytë.
Në anën tjetër, Oviedo vazhdon krizën, duke u renditur në vendin e fundit të tabelës me vetëm 13 pikë pas 21 javësh të zhvilluara.
Burimi: botasot.info


