Barcelona do të luajë derbin e ardhshëm ndaj Espanyolit në RCDE Stadium me fanellën e saj tradicionale blu dhe të kuqe për herë të parë pas një dekade.
Sipas Mundo Deportivo, La Liga i ka dhënë leje klubit katalanas të përdorë ngjyrat klasike në Cornella-El Prat, diçka që nuk ka ndodhur që nga janari i vitit 2016.
Në total, nga 16 vizita në stadiumin aktual të Espanyolit, Barcelona ka veshur fanellën e parë vetëm katër herë.
Derbi i ardhshëm do të jetë hera e pestë që Barça zbret në këtë fushë e veshur me Blaugrana.
Ndërkohë, tifozët e Barcelonës nuk do të lejohen të mbajnë simbole apo veshje të klubit në stadium, sipas rregullave të Espanyolit.
Gjatë viteve, Barcelona ka përdorur fanella alternative të ndryshme në këtë stadium, përfshirë të verdhën “senyera”, të zezën dhe ngjyra të tjera, madje duke festuar edhe tituj kampionë me to.
Burimi: botasot.info


