barcelona e shperblen eric garcian me rinovim deri ne vitin 2031 693ac9944dd07

Barcelona e shpërblen Eric Garcian me rinovim deri në vitin 2031

December 11, 2025
1 minut lexim

Eric Garcia, 24 vjeç, ka firmosur zyrtarisht kontratën e re me Barcelonën, e cila do ta mbajë në “Camp Nou” deri në vitin 2031.

Mbrojtësi i gjithanshëm i bashkohet kështu listës së lojtarëve me marrëveshjet më afatgjata në klub, së bashku me Joan Garcia, Ronald Araujo dhe Lamine Yamal.

Deri tani, kontrata e tij ishte e vlefshme deri në vitin 2026, por Barça nuk ka pasur asnjë dilemë për vazhdimësinë e tij, duke vlerësuar profesionalizmin dhe paraqitjet shumë të mira.

Nënshkrimi u krye në zyrën e presidentit Joan Laporta, në prani të zv.presidentit Rafa Yuste, drejtorit sportiv Deco dhe menaxherit të lojtarit, Iván de la Peña. Edhe prindërit dhe motra e Eric ishin të pranishëm në ceremoninë e firmës.

Këtë sezon, Garcia është adaptuar në 4 pozicione të ndryshme. Hansi Flick i ka besuar atij si qendërmbrojtës nga të dyja anët, ashtu edhe si mbrojtës i djathtë, madje edhe si mesfushor qendror.

Në ndeshjet e fundit, ai është bërë partner ideal i Pedrit në dyshen e mesfushës, duke u kthyer në një element kyç për Barcelonën.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

garon per kreun e spak prokurori i posacem kam hetuar zyrtare te larte e persona me ndikim 693ac914433d3
Lajmi i mëparshëm

Garon për kreun e SPAK, prokurori i posaçëm: Kam hetuar zyrtarë të lartë e persona me ndikim!

kandidati i trete ne garen per drejtimin e spak gokaj flet per presionet nuk behen nese nuk bie ne kontakt me palet qe heton 693aca24a0e24
Lajmi i radhës

Kandidati i tretë në garën për drejtimin e SPAK, Gokaj flet për presionet: Nuk bëhen nëse nuk bie në kontakt me palët që heton

Të fundit nga

ShkoLartë