barcelona detyre e veshtire per kualifikimin direkt ne fazen tjeter 693aad5e1d255

Barcelona, detyrë e vështirë për kualifikimin direkt në fazën tjetër

December 11, 2025
1 minut lexim

Barcelona siguroi një fitore të rëndësishme kundër Eintraht Frankfurt në Ligën e Kampionëve të martën, por ende kualifikimi direkt për në fazën e eleminimit direkt mbetet një enigmë.

Në dallim nga sezoni i kaluar kur tëtë të pat kishin si minimum 15 pikët në këtë sezon mbase dhe më 16 pikë mund të mos jesh e kualifikuar direkt.

Por një gjë e tillë nuk do jetë e lehtë. Duke pasur parasysh rezultatet aktuale, duket se standardi mund të rritet në 17 pikë, një shifër që Blaugrana nuk mund ta arrijë më matematikisht. Për më tepër, numri i golave të shënuar duhet të merret parasysh për të përcaktuar çdo barazim të mundshëm.

Një fakt tjetër ky i cili e penalizon skuadrën blaugrana. Dhe këtu fillon detyra e shtëpisë për trajnerin, përpara dy ndeshjeve të ardhshme kundër Sllavia Pragës dhe Kopenhagenit. Barcelona jo vetëm që duhet të shënojë, por duhet të shënojë edhe me një diferencë të madhe.

Aktualisht, diferenca e tyre e golave është +3, një nga më të këqijat midis ekipeve që kanë shanse për të përfunduar në tetë vendet e para. Barcelona duhet të përmirësojë lojën sulmuese të saj.

Ata nuk mund të përballojnë një përsëritje të pjesës së parë kundër Eintraht Frankfurt, në të cilën arritën vetëm një gjuajtje në portë, atë të Gerard Martín nga 25 metra. Në dy ndeshjet e tyre të fundit, asnjë nga sulmuesit e tyre nuk ka gjetur rrjetën, një statistikë që duhet të merret në konsideratë. Të dy golat kundër skuadrës gjermane u shënuan nga një mbrojtës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

prisni qe rama te zbatoje marreveshje xhentelmenesh paloka ne kuvend sduhet te jemi kaq naiv 693aacf7924a4
Lajmi i mëparshëm

“Prisni që Rama të zbatojë marrëveshje xhentëlmenësh?”- Paloka në Kuvend: S’duhet të jemi kaq naiv!

vidhnin shuma parash dhe sende te ndryshme ne lokale pranga dy te rinjve ne durres 693aae097fe6f
Lajmi i radhës

Vidhnin shuma parash dhe sende të ndryshme në lokale, pranga dy të rinjve në Durrës

Të fundit nga

ShkoLartë