barca e nis me majorken 686536998ecb5

Barça e nis me Majorkën

July 2, 2025
1 minut lexim

Sezoni i ri i La Ligës mori jetë në qytezën e vogël të San Juan de Nava të populluar prej vetëm 426 banorësh në provincën e Ávila. Atje mbrëmjen e kaluar La Liga vendosi që të hidhte shortin ku u caktuan të gjitha ndeshjet e sezonit të ri të kampoionatit spanjoll.  

Barcelona nis mbrojtjen e fronit në Majorka, ndërsa Reali i Madiridit pret në “Bernabeu” Osasunën.

Për ekipin katalan kalendari u modifikua me kërkesë të drejtesve të klubit, të cilët i bënë apel La Ligës që në tre javët e para t’i caktonte takime jashtë fushe pasi “Camp Nou” nuk është ende gati.

Ndeshja e parë në atë impiant do të luhet në javën e katërt ku Barcelonën e viziton Valencia.

Sa i përket klasikeve mes Barçës dhe Realit është venosur që e para të luhet më 26 tetor në “Bernabeu” ndërsa ajo e kthimit më 10 maj në “Camp Nou”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

si te perfitohen dy pensione drejtuesi i issh shpjegon perfitimet per emigrantet shqiptare ne itali 6865362184f14
Lajmi i mëparshëm

Si të përfitohen dy pensione? Drejtuesi i ISSH shpjegon përfitimet për emigrantët shqiptarë në Itali

pezullohet nje zyrtar korrektues dyshohet se ka shtene me arme me gaz 6865369cabf9c
Lajmi i radhës

Pezullohet një zyrtar korrektues, dyshohet se ka shtënë me armë me gaz

Të fundit nga

ShkoLartë