banore nga disa fshatra te kercoves protestuan kunder ndertimit te nje deponie te perkohshme 69924a005f4e2

Banorë nga disa fshatra të Kërçovës protestuan kundër ndërtimit të një deponie të përkohshme

February 16, 2026
1 minut lexim

Rreth njëqind banorë nga disa fshatra të Kërçovës protestuan kundër ndërtimit të një deponie të përkohshme mes fshatrave Reshtan dhe Trapçin Doll.

Me pankarta “Nuk jemi deponia juaj” dhe “STOP helmimit masiv”, banorët deklaruan se askush nga pushteti lokal nuk i ka njoftuar për qëllime të tilla.

Ata kërkuan nga kryetari i komunës së Kërçovë që të paraqesë një dokument zyrtar që vërteton se në atë lokacion nuk do të ndërtohet asgjë. Nga Komuna e Kërçovës mohojnë pretendimet për ndërtim të një “deponie” në atë lokacion.

“Kryetari ishte njoftuar se të nesërmen kërkojmë takim me të, por ai iku nga dritarja apo nga kanalizimi, nuk e di ku. Nuk u paraqit para nesh. Urgjentisht kërkojmë të gjejë një minutë kohë që të shohim nëse e ka fytyrën e bardhë dhe të japë dokument se këtu nuk do të ndërtohet asgjë”, tha një banor.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

shtetet anetare kane premtuar mbi 5 miliarde dollare trump per bordin e paqes 6992440321531
Lajmi i mëparshëm

Shtetet anëtare kanë premtuar mbi 5 miliardë dollarë, Trump për Bordin e Paqes

maura higgins rremben vemendjen ne new york me nje tjeter paraqitje provokuese 69924c3e9208c
Lajmi i radhës

Maura Higgins rrëmben vëmendjen në New York me një tjetër paraqitje provokuese

Të fundit nga

ShkoLartë