Banka Europiane thotë se inteligjenca artificiale mund të reduktojë pagat jo vendet e punës

November 28, 2023
1 minut lexim

Adoptimi i shpejtë i inteligjencës artificiale mund të reduktojë pagat por deri më sot po krijon dhe jo shkatërron vende pune, veçanërisht për të rinjtë me aftësi të larta, thotë një studim i realizuar nga Banka Qendrore Europiane.

Firmat kanë investuar shumë në inteligjencë artificiale duke lënë ekonomistët në përpjekje për të kuptuar impaktin e tregut të punës dhe frikën e publikut të gjerë për vendet e tyre të punës.

Në të njëjtën kohë punëdhënësit po vuajnë për të gjetur punonjës të kualifikuar edhe pse një recension do të lehtësohen presionin mbi tregun e punës.

Në 16 vende Europiane, sektorët e punësimit që ekspozohen ndaj AI është rritur, ndërsa vendet e punës me aftësi të ulëta deri të mesme ngelen të paprekura ndërsa ato me aftësi të larta përfitojnë më së shumti.

Po raporti në të njëjtën kohë përmendi ndikimet neutrale deri negative në të ardhurat. “Teknologjitë AI vijojnë të zhvillohen dhe adoptohen. Impakti i tyre më i madh në punësim dhe paga – dhe si rezultat në rritje dhe barazi – nuk është vënë re ende.”

Gjetje janë në kontrast me “valat e kaluara teknologjike” kur kompjuterizimi uli punësimin e njerëzve me aftësi të mesme duke krijuar një polarizim. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Arbër Ademi në Madrid takoi ish kryeministrin bullgar, Petkov

Story i radhës

Shefi i Mossadit në Doha për të diskutuar zgjatjen e pauzës humanitare në Gaza

Të fundit nga

Mot i vranët e me diell

Moti për sot parashihet i vranët dhe me intervale dielli. Nga Instituti Hidrometerologjik i Kosovës bëhet e ditur se vranësirat vende – vende mund të sjellin edhe riga shiu. Temperaturat minimale do
sqmken
ShkoLartë