balluku ne austri diskutime per investime ne energji dhe turizem 68eff7f4dc368

Balluku në Austri, diskutime për investime në energji dhe turizëm

October 15, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, po zhvillon një vizitë zyrtare në Austri, ku është pritur në një takim nga ministri i Ekonomisë, Energjisë dhe Turizmit të Austrisë, Wolfgang Hattmannsdorfer.

Gjatë takimit, delegacionet e të dy vendeve diskutuan mbi projektet aktuale dhe potencialet për zgjerim të bashkëpunimit në fushën e energjisë dhe turizmit, dy sektorë kyç për zhvillimin ekonomik dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

“Gjatë takimit, theksuam rëndësinë e investimeve austriake në sektorin energjetik dhe atë turistik, si dhe shkëmbyem ide për projektet e ardhshme që do të kontribuojnë në qëndrueshmërinë dhe modernizimin e këtyre fushave”, u shpreh Balluku.

Palët diskutuan gjithashtu për finalizimin e një marrëveshjeje ndërqeveritare, që pritet të nënshkruhet së shpejti, si një hap i rëndësishëm drejt thellimit të mëtejshëm të partneritetit mes dy vendeve.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ali ahmeti nga cairi numri 4 eshte krenaria jone kombetare ne evrope shkohet vetem me marreveshjen e ohrit 68eff6945b37a
Lajmi i mëparshëm

Ali Ahmeti nga Çairi: Numri 4 është krenaria jonë kombëtare, në Evropë shkohet vetëm me Marrëveshjen e Ohrit

ja sa do te kushtoje nje bilete ne bernabeu 68eff871323ee
Lajmi i radhës

Ja sa do të kushtojë një biletë në “Bernabeu”

Të fundit nga

ShkoLartë