balluku dhe kumbaro inspektojne punimet ne aksin rrugor berat ballaban 689a14a492c3e

Balluku dhe Kumbaro inspektojnë punimet në aksin rrugor Berat–Ballaban

August 11, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, kanë inspektuar kantierin e aksit rrugor Berat–Ballaban.



Gjatë inspektimit, Balluku ka thënë se ka akoma punë për të përfunduar.

Ajo theksoi se ky aks do të hapë një faqe të re për të gjithë zonën, duke nxitur zhvillimin ekonomik dhe turistik.

“Rruga është totalisht e dukshme. Nga Këlcyra drejt urës së Ballabanit për t’ju drejtuar Beratit, po shikoja që është bërë punë shumë e mirë, përsa i përket skarpateve, të cilat janë pothuajse të gjitha të përfunduara.

Ka zona ku po punohet akoma. Nga i gjithë informacioni që kam për sa i përket këtij segmenti nga ana e Beratit në lotin 1 dhe 2 ne kemi nisur dhe shtrimin e asfaltit,” tha Balluku.

Ndërsa Kumbaro theksoi se ky punim është shumë i rëndësishëm për të gjithë aksin Leskovik-Përmet-Këlcyrë-Memaliaj, që e lidh me Beratin.

“Kur ende nuk ishte hapur traseja në zonë kanë filluar iniciativat e para të turizmit. Unë nuk e shikoj vetëm si një aks të rëndësishëm për banorët e zonës, padyshim për zonën e Ballabanit, por është shumë e rëndësishme për të gjithë aksin Leskovik-Përmet-Këlcyrë-Memaliaj që e lidh me Beratin përsa i përket turizmit”, tha Kumbaro.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

cfare ndodh me nje bateri mobile ne 40 grade 689a0f7c904d4
Lajmi i mëparshëm

Çfarë ndodh me një bateri mobile në 40 gradë?

ihmk ne kline e han te elezit u thyen rekordet rritja e temperaturave pasoje e ngrohjes globale 689a16c54fc1c
Lajmi i radhës

IHMK: Në Klinë e Han të Elezit u thyen rekordet, rritja e temperaturave pasojë e ngrohjes globale

Të fundit nga

ShkoLartë