ballkani zbulon kundershtarin e ardhshem ne rast se kualifikohen tutje ndaj shamrock rovers 6890b7f682d38

Ballkani zbulon kundërshtarin e ardhshëm në rast se kualifikohen tutje ndaj Shamrock Rovers

August 4, 2025
1 minut lexim

Ballkani ka mësuar kundërshtarin e ardhshëm në rast se ata ia dalin që të kualifikohen tutje ndaj Shamrock Rovers. 

Klubi nga Suhareka do të luajë ndaj ekipit nga Irlanda në kuadër të rrethit të tretë të Ligës së Konferencës. 

Ndeshja e parë do të luhet më 7 gusht në ‘Fadil Vokrri’, ndërsa ajo e kthimit një javë më vonë në Irlandë (14 gusht). 

Në rast se të besuarit e Orges Shehit e sigurojnë kualifikimin, atëherë në fazën ‘play-off’ do të luajnë me fituesin e duelit tjetër Larne-Santa Clara. 

Në qoftë se ata do të përballen me Larnen, kjo nuk do të ishte hera e parë që takohen këto dy skuadra. 

Kjo për shkak se Ballkani më parë e ka sfiduar këtë ekip në kuadër të rrethit të tretë të Ligës së Konferencës, por ishte eliminuar me rezultat 4-1 pas penalltive. 

Në fakt ata ishin përballur edhe në vitin 2023, këtë herë në rrethin e dytë të  kualifikimeve të Ligës së Konferencës dhe suharekasit kishin avancuar tutje me rezultat 7-1 pas dy ndeshjeve.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shtate vatra zjarri aktive ne shqiperi 6890b7ba5c830
Lajmi i mëparshëm

Shtatë vatra zjarri aktive në Shqipëri

antoviq denohet me 4 vjet e 11 muaj burg per sulm ndaj kfor it ne zvecan 6890b8322356b
Lajmi i radhës

Antoviq dënohet me 4 vjet e 11 muaj burg për sulm ndaj KFOR-it në Zveçan

Të fundit nga

ShkoLartë