ballkani synon ta vulose kualifikimin ndaj floriana sonte ne malte 688b1db88e10e

​Ballkani synon ta vulosë kualifikimin ndaj Floriana sonte në Maltë

July 31, 2025
1 minut lexim

Kampioni i Kosovës, Ballkani, do të zhvillojë sonte ndeshjen e kthimit kundër Floriana FC në kuadër të raundit të dytë kualifikues të UEFA Conference League. Takimi do të luhet në “Centenary Stadium” në Maltë dhe nis nga ora 20:45.

Pas fitores bindëse 4-2 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Prishtinë, suadra nënkampione e Kosovës ka një epërsi të madhe dhe është shumë pranë kualifikimit në raundin e tretë të garës evropiane

. Megjithatë, verdhezinjtë janë të vendosur të mos lëshojnë ritmin dhe të konfirmojnë dominimin edhe në sfidën e kthimit.

Ballkani ka udhëtuar drejt Maltës me një grup të plotë dhe me motivim maksimal për të vazhduar rrugëtimin në Evropë. Ky është një hap i rëndësishëm drejt realizimit të një tjetër ëndrre evropiane, pas sukseseve të viteve të fundit në arenën ndërkombëtare.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

jam 8 cm me i gjate se trump rama batuta gjate intervistes per revisten gjermane 688b1d41051d1
Lajmi i mëparshëm

“Jam 8 cm më i gjatë se Trump!”- Rama batuta gjatë intervistës për revistën gjermane

pritjet deri ne pese minuta kjo eshte gjendja ne pikat kufitare 688b1dbbaa795
Lajmi i radhës

Pritjet deri në pesë minuta, kjo është gjendja në pikat kufitare

Të fundit nga

ShkoLartë