Balliu takim me drejtoreshën e Europol: Pastrimi i parave në ndërtim, fokusi i bisedës
Deputeti i PD Klevis Balliu gjatë Konferencë së Sigurisë në Mynih, ka zhvilluar një takim me drejtoreshën e Europol, Catherine de Bolle.
Presidentja riafirmon përkushtimin për barazi dhe respekt për komunitetin Ashkali
Reagimi i deputetit të PD, Klevis Balliu:
Ishte kënaqësi të takoja për pak minuta në Mynih Catherine De Bolle, Drejtoreshën Ekzekutive të Europol.
Gjatë bisedës i shpreha shqetësimet tona lidhur me veprimtarinë e karteleve të drogës dhe pastrimin e parave në sektorin e ndërtimit, që po dëmtojnë seriozisht ekonominë, si edhe mbi sfidat në rritje të sigurisë kibernetike.
Ndërhyrja e saj në konferencën e sigurisë kibernetike në Mynih ishte veçanërisht mbresëlënëse, ku theksoi rëndësinë jetike të forcimit të sigurisë kibernetike, nevojën për mbështetje më të madhe institucionale dhe ndërkombëtare, si dhe faktin se ky sektor është bërë një nga shtyllat kryesore të sigurisë kombëtare dhe ekonomike në kohët moderne.
Burimi: botasot.info


