balliu nga astiri me 22 dhjetor revolte qytetare kunder korrupsionit 6945e1b5c7d83

Balliu nga Astiri: Më 22 dhjetor revoltë qytetare kundër korrupsionit

December 20, 2025
1 minut lexim

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar pas një takimi masiv të zhvilluar sot në Astir, duke akuzuar qeverinë Rama për korrupsion dhe lidhje me krimin.

Balliu deklaron se ndërsa zyrtarë të qeverisë shpenzojnë miliona euro dhe përfitojnë pasuri të shumta, shqiptarët përballen me varfëri dhe bizneset mbahen “peng nga shteti”.

Ai e cilëson qeverinë si një “narko-qeveri” dhe shprehet se ndryshimi është i pashmangshëm.

Në postimin e tij, Balliu bën thirrje për përballje me atë që e quan “narko-shtet”, duke theksuar se çdo veprim qytetar, paqësor dhe ligjor është i drejtë në mbrojtje të demokracisë. Ai fton qytetarët të bashkohen në një revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor, në orën 18:00.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

princi archie dhe princesha lilibet rrembejne vemendjen ne foton e re familjare te meghan markle dhe princit harry 6945cf117552c
Lajmi i mëparshëm

Princi Archie dhe Princesha Lilibet “rrëmbejnë vëmendjen” në foton e re familjare të Meghan Markle dhe Princit Harry

chivu pas humbjes ndaj bolognas patem ciles 6945e2134315d
Lajmi i radhës

Chivu pas humbjes ndaj Bolognas: Patëm cilës

Të fundit nga

ShkoLartë