balla takon vanhorn mbeshtesim vizionin e trump per rritjen e shpenzimeve ne fushen e mbrojtjes 699648d5dd712

Balla takon VanHorn: Mbështesim vizionin e Trump për rritjen e shpenzimeve në fushën e mbrojtjes

February 19, 2026
1 minut lexim

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi sot një takim me të Ngarkuarën me Punë të SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn.

Balla informoi se temat e diskutimit ishin të shumta dhe produktive.

“Jemi krenarë që Shqipëria do të mirëpresë vitin e ardhshëm Samitin e NATO-s dhe mbështesim vizionin e Presidentit Trump për rritjen e shpenzimeve në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, angazhime të cilat Shqipëria po i përmbush hap pas hapi”, u shpreh Balla.

Gjithashtu Balla theksoi se në takim u diskutua për interesin e kompanive amerikane, partneritetet e drejta ekonomike dhe hapat e hedhura nga autoritetet ekzekutive në inicimin e një mekanizmi efikas për shqyrtimin e investimeve.

Balla vlerësoi po ashtu mesazhet e Sekretarit të Shtetit Rubio mbi partneritetin e pazëvendësueshëm euro-atlantik në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Ndërkohë nesër në Washington Presidenti Donald Trump mirëpret Kryeministrin Edi Rama dhe aleatë të tjerë në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

bashkimi evropian 28 miliarde euro per forcimin e sigurise kufitare ne lindje 6996480a8775e
Lajmi i mëparshëm

Bashkimi Evropian, 28 miliardë euro për forcimin e sigurisë kufitare në lindje

albin kurti uron besimtaret myslimane per ramazanin empatia eshte virtyt begatia eshte bekim 699648ee925a1
Lajmi i radhës

Albin Kurti uron besimtarët myslimanë për Ramazanin: “Empatia është virtyt, begatia është bekim”

Të fundit nga

Autogoli – ferr për Arsenalin 

Arsenal ka lejuar një befasi nga skuadra e fundit të tabelës. Në ndeshjen e javës së 31-të të Premier League, Wolves barazoi 2:2 ndaj Arsenalit, një rezultat që për “Topçinjtë” ishte pothuajse
ShkoLartë