balla i kerkon falje albana vokshit kerkoj ndjese nese je fyer 69a9d9335e2af

Balla i kërkon falje Albana Vokshit: Kërkoj ndjesë nëse je fyer!

March 5, 2026
min lexim

Kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i kërkoi ndjesë deputetes së PD-së Albana Vokshi, të cilës më herët i tha “për ty kam numrin me “0900”, që sipas demokratëve, ai iu referua një numri i cili vite më parë përdorej nga qytetarët si linjë erotike.

Por ndryshe nga demokratët, Balla pretendon se numri “0900” është një numër i gjelbër në Bashkimin Evropian, që përdoret nga qytetarët për të marrë inflamacion në lidhje me vendimmarrjet.

Bëhet fjalët për një numër telefonik që në BE merret për të marrë informacion mbi bashkimin evropian. Kush ka nevojë të marrë informacion mbi BE, ka një numër ku ti mund të marrësh informacion për të vendimmarrjen e BE”, tha ai, ndërsa i kërkoi faljen Vokshit.

“Kush do, që ta përdorur këtë situatë për të nxitur protestat, për të frymëzuar dështimin e protestave, le ta marrin. Zonja Vokshi, nëse ndihesh e fyer të kërkojnë ndjesë”, tha Balla.

Po ashtu, ai kërkoi të merren mesa ndaj deputetit Gazment Bardhi, i cili e cilësoi socialistin si “legen”, ” i paburrë” dhe “ndyrësirë”.

“Kjo situatë nuk ka të bëjë fare me gjithçka kam thënë unë sepse nuk ka lidhje fare asnjë fyerje. Bëhet fjalët për një numër telefonik që në BE merret për të marrë informacion mbi bashkimin evropian. Kush ka nevojë të marrë informacion mbi BE, ka një numër ku ti mund të marrësh informacion për të vendimmarrjen e BE.

Sa i përket keqinformimit nëse kolegia Vokshi ndihet e fyer, unë i kërkoj ndjesë. Por nuk ka asnjë… Isha duke folur për reformën e BE, ja ku e keni numrin me 0900 të BE-së ku çdo qytetarë i BE, merr informacion për vendimmarrjen në BE. Kush do, që ta përdorur këtë situatë për të nxitur protestat, për të frymëzuar dështimin e protestave, le ta marrin. Zonja Vokshi, nëse ndihesh e fyer të kërkojnë ndjesë.

Ndërkohë, kryetar, për të gjithë atë lum rrugaçi të një njeriu që nuk njeh as din as iman, as familje, sigurisht që unë dhe për dëmtimin e pajisjeve… në këto kështu kërkoj ndërprerje seancës deri kur të rikthehet normaliteti në sallë. Ndjesë nëse ndihet dikush i fyer”, tha Balla.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

a po i mbarojne rezervat e raketave iranit apo po kursen per nje konflikt me te gjate 69a9d7cb42d09
Lajmi i mëparshëm

A po i mbarojnë rezervat e raketave Iranit apo po “kursen” për një konflikt më të gjatë?

eksperti i sigurise per paralajmerimin e harrisonit rreziku per kosoven eshte hibrid jo frontal 69a9d9ab519d0
Lajmi i radhës

Eksperti i sigurisë për paralajmërimin e Harrisonit: Rreziku për Kosovën është hibrid, jo frontal!

Të fundit nga

Silvinjo humbet një yll te Kombëtarja

Medon Berisha po kalonte një sezon të shkëlqyer me Leçen deri në dhjetor. Më pas pësoi një dëmtim ndaj Pizës, që prej tre muajsh e mban jashtë fushës së blertë. Rikthimi i
ShkoLartë