balla e drejte e kuvendit te ndryshoje komisionet 69a84faaceb1e

Balla: E drejtë e Kuvendit të ndryshojë komisionet

March 4, 2026
min lexim

Edhe pse Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë opozitës, duke i cilësuar si të papajtueshme me Kushtetutën ndryshimet e rregullores së Kuvendit të bëra në shtator me procedurë të përshpejtuar, Taulant Balla në një intervistë për Tv Klan thotë me bindje se Kuvendi ishte dhe është në të drejtën e tij kushtetuese për të ristrukturuar komisionet parlamentare.

“Është në të drejtën e Kuvendit, bazuar në nenin 73 të Kushtetutës, të vendosë”.

Por, sa kohë që vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për t’u zbatuar, me firmën e Taulant Ballës dhe 2 deputetëve të tjerë socialistë, të hënën u ridepozitua propozimi për t’i shtuar nga 8 në 11 komisionet e përhershme.

“Është provuar se 11 komisione janë më efektive se 8.”

Por, veç strukturës së komisioneve, socialistët propozojnë të ndryshohet dhe mënyra e raportimit dhe monitorimit të institucioneve të pavarura.

“Nuk ndryshon asgjë. Institucionet e pavarura, siç kanë raportuar në komisionet përgjegjëse, do të vijojnë, por do të raportojnë dhe përpara komisionit të nismës qytetare. Krerët e institucioneve dëgjohen në Kuvend, s’kanë nevojë të shkojnë dhe në seancë, aty shqyrtohet vetëm raporti.”

Por a është kjo një lëvizje për më shumë mbikëqyrje, për të pasur më shumë kontroll mbi to?

“Jo, sepse një nga dështimet e Kuvendit është që pasi jep rekomandime, nuk ka më kontroll nëse ato zbatohen, dhe inspektimet në institucione është praktikë ndërkombëtare parlamentare”.

Një tjetër propozim është ai për të ulur nga 10 në 5 minuta kohën për diskutimet e projektligjeve në seancë plenare.

“Ky është një model respekti për deputetët. Nuk është shkelje e të drejtës, është standard europian. Nga 10 minuta për 140 deputetë është shumë…”

Ndërkohë që demokratët e kanë gati raportin e tyre për kërkesën e SPAK-ut për Belinda Balluku, socialistët do të shfrytëzojnë të gjithë afatin dyjavor. Balla pohon se ende nuk është gati, por nuk pranon të zbulojë qëndrimin që do të mbajë shumica në seancë plenare.

“Po punohet ende, do të depozitohet në Kuvend. 83 deputetëve të PS duhet t’ju bëhet një prezantim për këtë çështje, pastaj ta kalojmë në seancë”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

departamenti i luftes i shba se publikon pamjet momenti kur nendetesja amerikane hedh ne ere anijen luftarake iraniane 69a84e06d09de
Lajmi i mëparshëm

Departamenti i Luftës i SHBA-së publikon pamjet – momenti kur nëndetësja amerikane hedh në erë anijen luftarake iraniane

arsim bajrami terheq kandidaturen per president 69a84fe7088de
Lajmi i radhës

Arsim Bajrami tërheq kandidaturën për president

Të fundit nga

Melos Bajrami pa zhurmë te Vllaznia 

Në një skuadër me emra të spikatur dhe me peshë si Vllaznia, shpeshherë janë disa lojtarë “në hije” ata që mbajnë ekuilibrat e ekipit.  Një prej tyre është Melos Bajrami, mbrojtësi që
ShkoLartë