bajrami ishte me i shpejti ne eliminatore me 34 18 km h 69208795a31ad

Bajrami ishte më i shpejti në eliminatore me 34.18 km/h

November 21, 2025
1 minut lexim

Kombëtarja shqiptare ka në përbërje disa lojtarë të shpejtë, të cilët mund ta ndihmojnë skuadrën në situata të caktuara me këtë aftësi që ua ka falur Zoti. Gjatë ndeshjeve eliminatore të Botërorit 2026, lojtari që regjistroi shpejtësinë më të madhe ishte Nedim Bajrami.

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar në rrjetet sociale një renditje me 5 lojtarët më të shpejtë të kualifikuesve të fundit. Vendi i parë i takon Bajramit, me 34.18 km/h.

Pas Bajramit në këtë renditje vijnë tre lojtarë të tjerë të sulmit kuqezi dhe konkretisht Arbër Hoxha, Armando Broja dhe Myrto Uzuni, të tre me pak më shumë se 32 km/h.

“Përjashtim” në këtë renditje speciale bën Mario Mitaj, i cili është mbrojtës krahu.

Edhe ai nuk është prapa sulmuesve sa i takon shpejtësisë. Mitaj mungoi në ndeshjen e fundit me Anglinë, pasi ishte i ngarkuar me kartonë të verdhë dhe stafi teknik i kuqezinjve nuk rrezikoi, duke e ruajtur për sfidën e rëndësishme me Poloninë më 26 mars 2026.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shehaj rama i shpall lufte spak ut arma e fundit per te shpetuar veten dhe belinden 6920873553f49
Lajmi i mëparshëm

Shehaj: Rama i shpall luftë SPAK-ut. Arma e fundit për të shpëtuar veten dhe Belindën…

hamza sdo vija te kuqe per asnje parti 692087a1defa1
Lajmi i radhës

Hamza s’do vija të kuqe për asnjë parti

Të fundit nga

ShkoLartë