babai perdhunon vajzen e tij 12 vjecare ne patos nena te marre denimin me te ashper 68645537aba8c

Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare në Patos, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër

July 1, 2025
1 minut lexim

Një rast i rëndë i abuzimit seksual me të mitur ka ndodhur në fshatin Sheqishtë të Patosit.

Një 12-vjeçare është abuzuar seksualisht nga babai i saj i cili tashmë ka rënë në prangat e policisë.

Në një prononcim për mediat nëna e vajzës rrëfen mes lotësh se si vajza ishte larguar nga banesa në orën 4 të mëngjesit dhe kishte shkuar tek fqinji pasi ishte përdhunuar nga babai, raporton “EuronewsAlbania”.

Ajo pohon gjithashtu se vajza është abuzuar sistematikisht që në moshën 5- vjeçare, por nuk ishte në dijeni.

30-vjeçarja është nënë e 7 fëmijëve dhe nuk ka asnjë të ardhur financiare, pasi bashkëshorti ishte personi i vetëm që punonte në familje.

Mes lotësh, ajo apelon për dënim të ashpër për bashkëshortin dhe për ndihmë nga institucionet.

12-vjeçarja në prani të psikologes ka pohuar se është përdhunuar nga babai i saj dhe ka qenë abuzim sistematik që në moshën 5-vjeçare.

Babai i të miturës ka pranuar se ka abuzuar seksualisht me vajzën, por sipas tij, ka ndodhur vetëm një herë. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ne shkup shenohet 249 vjetori i pavaresise se shba ve 68644bb054a3f
Lajmi i mëparshëm

Në Shkup shënohet 249-vjetori i Pavarësisë së ShBA-ve

atletico zyrtarizon nenshkrimin e pare te veres 6864557378b92
Lajmi i radhës

Atletico zyrtarizon nënshkrimin e parë të verës

Të fundit nga

Digjet baza ruse në Mariupol të Ukrainës

Në Mariupolin ukrainas të pushtuar nga ushtria ruse, një bazë ruse po digjet aktualisht në vendbanimin Richkove në rrethin Livoberezhnyi. Sipas Ukrinform, Petro Andriushchenko, kreu i Qendrës për Studimin e Pushtimit, e
ShkoLartë