Në Shkup shënohet 249-vjetori i Pavarësisë së ShBA-ve

July 1, 2025
1 minut lexim

Shkup, 1 korrik – Në një atmosferë festive dhe diplomatike, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut organizoi mbrëmjen e sotme një ceremoni solemne me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve, raporton Zhurnal.

Ngjarja mblodhi një numër të madh të ftuarish, përfaqësues të institucioneve shtetërore, përfaqësues diplomatikë, partnerë ndërkombëtarë dhe miq të Amerikës. Pjesëmarrës ishin edhe krerët më të lartë të shtetit, duke dëshmuar rëndësinë e marrëdhënieve të fuqishme dhe strategjike mes dy vendeve.

Ambasadorja amerikane Angela Ageler, në fjalimin e saj përshëndetës, theksoi rëndësinë e kësaj dite për popullin amerikan dhe vlerat që përfaqëson ajo.

“Edhe pse në këtë pjesë të botës 249 vjet mund të mos duken shumë, për Shtetet e Bashkuara ato janë dëshmi për një komb të vogël, por energjik dhe të fuqishëm – i ndërtuar mbi themelet e lirisë, vetëmenaxhimit dhe mbrojtjes së të drejtave bazike,” tha Ageler.

Ajo rikujtoi se këtë vit shënohen plot 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut – një partneritet që është thelluar dhe forcuar në vazhdimësi.

Ambasadorja dërgoi mesazhe për liri, partneritet dhe ardhmëri të përbashkët, duke nënvizuar përkushtimin e SHBA-ve për të vazhduar mbështetjen në zhvillimin demokratik, integrimin euroatlantik dhe sigurinë rajonale.

Ceremonia u shoqërua me elemente tradicionale amerikane, duke përçuar frymën festive të Ditës së Pavarësisë dhe duke simbolizuar miqësinë e thellë dhe të qëndrueshme midis dy popujve.

Gëzuar 4 Korrikun – një ditë që kujton të kaluarën, feston të tashmen dhe ndërton të ardhmen!

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

Gashi: Miqësia dhe aleanca me SHBA-në janë jetike për të tashmen dhe të ardhmen tonë

Lajmi i radhës

Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare në Patos, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër

Të fundit nga

Horoskopi ditor, e mërkurë 2 korrik 2025

Dashi Nëse jeni ne çift mos merrni vendime impulsive gjate kësaj dite sepse shume shpejt do pendoheni. Nëse keni pasur probleme te mëdha nuk duhet te ndaheni pikërisht sot. Për beqaret, flirtet
ShkoLartë