aziri shperthen per hagen specialja gjykon vetem shqiptaret po barazon agresorin me viktimen 6ac68baec6bf3

Aziri shpërthen për Hagën: “Specialja gjykon vetëm shqiptarët, po barazon agresorin me viktimën!”

October 7, 2026
1 minut lexim
555555555555555

Deputeti i Lidhjes Shqiptare (LSH), Elmi Aziri, na emisionin “Dialog te Lajmi” të Sefer Tahirit, e ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale në Hagë, duke e cilësuar atë si një institucion me karakter “njëetnik”, të fokusuar vetëm te pjesëtarët dhe drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas Azirit, mungesa e transparencës gjatë procesit gjyqësor ka forcuar bindjen se bëhet fjalë për një gjykatë me prapavijë politike.

“Ekziston një tendencë për të krijuar një ekuilibër, një baraspeshë mes agresorit dhe viktimës”, tha Aziri, duke shtuar se nuk mund të ketë drejtësi që e vendos në bankën e të akuzuarve një popull që ka luftuar për lirinë e tij.

Ai theksoi se është e pazakontë që njerëzit që udhëhoqën një luftë çlirimtare të gjykohen për rolin e tyre në atë luftë.

“Veçanërisht me përkufizime të tilla për krerët kryesorë dhe figurat kryesore të asaj lufte, krijohet përshtypja se po gjykohen çlirimtarët”, deklaroi deputeti z.Elmi Aziri.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mpb sanksionohet shoferi qe pengoi qarkullimin ne qender te shkupit 6ac68a62efa70
Lajmi i mëparshëm

MPB: Sanksionohet shoferi që pengoi qarkullimin në qendër të Shkupit

Të fundit nga

ShkoLartë