avokati i berishes kerkesa e gjyqtares ulliri per doreheqje ne dosjen partizani muhabet korridoresh vendimi duhej marre me heret 68625ae82052a

Avokati i Berishës: Kërkesa e gjyqtares Ulliri për dorëheqje në dosjen “Partizani” muhabet korridoresh, vendimi duhej marrë më herët

June 30, 2025
1 minut lexim

Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj, komentoi për mediat shtyrjen e seancës së parë gjyqësore për aferën “Partizani” nga GJKKO.

Ai u shpreh për kërkesën e gjyqtares Elsa Ulliri për dorëheqje nga gjykimi, duke e cilësuar si një “muhabet korridorësh” që nuk duhet të ndikonte në proces.

Sipas tij, gjyqtarja ishte e pranishme dhe drejtoi seancën, pavarësisht se kërkesa për dorëheqje ishte depozituar 10 ditë më parë. Gjokutaj theksoi se vendimi për këtë çështje duhej të ishte marrë përpara ditës së gjykimit dhe se shtyrja nuk ishte e nevojshme.

Ai vuri në dukje se situata duhet të trajtohet me përgjegjësi për të mos penguar rrjedhën normale të procesit gjyqësor. Për momentin, ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga GJKKO për këtë kërkesë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rritet rreziku nga zjarret qmk me thirrje per kujdes nga qytetaret 6862518806e77
Lajmi i mëparshëm

Rritet rreziku nga zjarret, QMK me thirrje për kujdes nga qytetarët

al hilal per mrekulline inzaghi sfidon pep city kerkon te shkruaj historine 68625b5fd2517
Lajmi i radhës

Al Hilal për mrekullinë, Inzaghi sfidon Pep, City kërkon të shkruaj historinë

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë