avdyli zgjedhjet e 28 dhjetorit erdhen si pasoje e lluges politike te opozites 693761a14396b

Avdyli: Zgjedhjet e 28 dhjetorit erdhën si pasojë e ‘llugës’ politike të opozitës

December 9, 2025
1 minut lexim

Kandidati për deputet nga partia Guxo, njëherësh pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, në emisionin “Info Nata”, ka folur për renditjen e kandidatëve në listën zgjedhore, situatën brenda Guxo-s dhe zgjedhjet e 28 dhjetorit. Ai tha se numri në listë nuk e përcakton peshën e vërtetë politike të një kandidati.

“Unë mendoj që ata njerëzit që janë në 10 nuk kanë kallxu peshë politike, as peshë hierarkike. Më shumë se numrin, votuesi e vlerëson besnikërinë, profesionalizmin e shumë gjëra të tjera,” u shpreh Avdyli.

I pyetur nëse zgjedhja e Vjosa Osmanit si presidente e ka dëmtuar partinë Guxo, ai tha se pavarësisht se partia ka humbur udhëheqësen e saj, Kosova ka fituar një presidente të denjë.

“Zgjedhja si presidente ia ka marrë partisë udhëheqësen, por përtej kësaj Kosova ka fituar një presidente të mirë. Kjo është shumë më e rëndësishme dhe ne jemi krenarë që ajo nga gjiri i këtij grupacioni e përfaqëson Kosovën në mënyrë dinjitoze,” deklaroi ai.

Duke folur për situatën politike dhe proceset e bllokuara, Avdyli tha se viti 2025 ka qenë i humbur për shkak të sjelljes së opozitës.

Këto zgjedhje kanë me qenë krociale. Viti 2025 ka qenë vit i humbur në politikë, falë tekeve dhe inateve të opozitës që kanë bërë bllokime të panevojshme,” tha Avdyli.

Sipas tij, mazhoranca nuk ka bllokuar asnjë proces.

“Si njeri që kam qenë brenda, them se në asnjë moment nuk kemi bërë bllokada as ligjore, as politike. Ne në çdo mbledhje kemi pasur propozimet tona, ndërsa opozita ka tentuar të përfitojë nga një destabilizim i brendshëm, por matematikat iu dolën mbrapsht,” u shpreh ai.

Në fund, Avdyli tha se më 28 dhjetor qytetarët do të japin verdiktin e tyre.

“Me 28 dhjetor është gjyqi i madh, verdikti i qytetarëve,” përfundoi ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dy persona denohen me burg pas shantazhit ndaj heung min son 69376194a5139
Lajmi i mëparshëm

Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min Son

momenti i tmerrshem kur alpinisti ne kine bie nga shkembi teksa perpiqej te bente nje foto 693762ba722f3
Lajmi i radhës

Momenti i tmerrshëm kur alpinisti në Kinë bie nga shkëmbi teksa përpiqej të bënte një foto

Të fundit nga

ShkoLartë