Autoritetet Britanike bllokojnë 20 miliardë dollarëshe të Figma nga Adobe

Autoriteti më i lartë rregullator i konkurrencës në Britani tha ditën e Marte se blerja e propozuar 20 miliardë dollarëshe e Figma nga Adobe do të dëmtonte sektorin e dizajnit dixhital në Britani, gjetje të cilat mund të bëhen pengesë për finalizimin e një marrëveshjeje.

Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve(CMA) tha se marrëveshja do të “eliminonte konkurrencën,” “reduktonte inovacionin” dhe “të heqë Figma si një kërcënim për produktet flagship të Adobe siç janë Photoshop dhe Illustrator.”

Gjetje janë paraprake por rregullatori tha se do të hetojë masa potenciale, “që mund të çojnë në bllokimin e marrëveshjes.”

Adobe njoftoi planet për të blerë Figma, me të cilin përdoruesit krijojnë dizajnë aplikacionesh dhe uebsajtesh, për 20 miliardë dollarë në Shtator të vitit të kaluar.

Krahas hetimeve në Britani, marrëveshja është vënë nën presion nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë dhe Bashkimi Europian.

Adobe u shpreh i zhgënjyer në lidhje me vendimin e CMA dhe e kundërshtonte atë. “Adobe dhe Figma do të ofrojnë vlerë të madhe për konsumatorët,” tha kompania.

/PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL


Notice: Trying to get property 'ID' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744

Notice: Trying to get property 'user_nicename' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744
Story i mëparshëm

Giroud ishte i tronditur

Story i radhës

Erdoğan: Netanyahu e ka shkruar emrin e tij në histori si ‘kasapi i Gazës’

Të fundit nga