automjeti i vjedhur ne prizren i kthehet pronarit policia ndalon te dyshuarin 68dc01910348d

Automjeti i vjedhur në Prizren i kthehet pronarit, policia ndalon të dyshuarin

September 30, 2025
1 minut lexim

Një automjet i vjedhur është gjetur dhe i është kthyer pronarit në Prizren, ndërsa i dyshuari për rastin është ndaluar nga Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, më 28 shtator 2025 është raportuar vjedhja e një veture të tipit VW Fugon, ngjyrë e bardhë, në fshatin Vlashnjë. Pronari kishte vërejtur më 26 shtator se automjeti nuk gjendej më në hapësirën e kompanisë së tij, ku ishte parkuar.

Pas raportimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti si “Vjedhje”.

Hetimet çuan në identifikimin e të dyshuarit, i cili rezulton të jetë i njëjti person që ishte arrestuar më herët për disa raste të vjedhjes së motoçikletave.

“Me datë 29.09.2025, i dyshuari është ndaluar me aktvendim të Prokurorit të Shtetit për 48 orë, ndërsa automjeti i vjedhur është gjetur në qytetin e Prizrenit dhe i është kthyer pronarit.

Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë, do të procedojë me kallëzim penal ndaj të dyshuarit për veprën penale të vjedhjes”, thuhet në njoftimin e Policisë në Facebook.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

556647978 24943790071975105 371669847350876212 n
Lajmi i mëparshëm

Komuna e Pllasnicës me projekt të ri për shërbime më cilësore komunale, Jaoski: Po përmirësojmë shërbimet ndaj qytetarëve

leigh anne pinnock mahnit me bikini minimale jeshile gjate festimeve ne malte 68dc02da264cb
Lajmi i radhës

Leigh-Anne Pinnock mahnit me bikini minimale jeshile gjatë festimeve në Maltë

Të fundit nga

ShkoLartë