audi me fitime 37 5 me te uleta ndikim nga tarifat dhe kina 68880afcb0de2

Audi me fitime 37.5% më të ulëta, ndikim nga tarifat dhe Kina

July 29, 2025
1 minut lexim

Kompania gjermane e veturave Audi raportoi një rënie prej 37.5% të fitimeve në gjysmën e parë të vitit, duke arritur në 1.3 miliard euro.

Shkaktarët kryesorë të kësaj rënieje janë tarifat e reja amerikane, kostot e ristrukturimit dhe shitjet e dobëta në tregun kinez.

Madje, siç bëhet e ditur, vetëm tarifat e reja i kanë kushtuar Audi-t rreth 600 milionë euro.

Për më tepër, kompania ka bërë parashikime më të ulëta për të ardhurat vjetore, duke i reduktuar ato me 2.5 miliardë euro.

Audi po përballet edhe me sfida të mëdha në Kinë, veçanërisht në tregun e makinave elektrike.

Megjithatë, drejtuesit e saj thonë se marrëveshja e fundit tregtare BE-SHBA mund të sjellë stabilitet në të ardhmen. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sabotimi i kuvendit po e minon kredibilitetin e shtetit 68880a4b8f189
Lajmi i mëparshëm

“Sabotimi i Kuvendit po e minon kredibilitetin e shtetit”

yllka kuqi po shkelqen ne paraqitjen e fundit 6888136c56f70
Lajmi i radhës

Yllka Kuqi po shkëlqen në paraqitjen e fundit

Të fundit nga

ShkoLartë