atletico madrid nenshkruan me nje mbrojtes per 34 milione euro 6881729b398b7

Atletico Madrid nënshkruan me një mbrojtës për 34 milionë euro

July 24, 2025
1 minut lexim

Atlético Madrid ka siguruar transferimin e mbrojtësit sllovak Dávid Hancko nga Feyenoord, duke e bërë atë përforcimin më të rëndësishëm për prapavijën në këtë afat kalimtar.

Pas dështimit të marrëveshjes me Al Nassr në orët e fundit, klubi madrilen ka rihapur me urgjencë një operacion që kishte qenë në pritje për disa muaj.

Vetë lojtari ka dhënë dritën jeshile për kalimin në “Civitas Metropolitano”, ndërsa marrëveshja pritet të kushtojë rreth 34 milionë euro me bonuse të përfshira.

Interesimi i Atléticos për Hanckon nuk është i ri. Që nga vera e kaluar, qendërmbrojtësi ka qenë në radarin e Diego Simeones, i cili e vlerëson shumë për soliditetin, lidershipin dhe fleksibilitetin në mbrojtje.

Dështimi i transferimit të tij në Arabinë Saudite, i shoqëruar me polemika për trajtimin e marrë në hotelin e grumbullimit, i hapi rrugë Atléticos për të rifilluar negociatat me Feyenoordin, këtë herë me më shumë sukses.

Nënshkrimi i një mbrojtësi është bërë prioritet urgjent për skuadrën madrilene, që gjatë fazës përgatitore në Los Ángeles de San Rafael ka treguar mangësi serioze në mbrojtje.

Mungesat e Giménez dhe Lenglet kanë detyruar Simeonen të improvizojë, madje duke përdorur edhe Marcos Llorenten si mbrojtës. Me Reinildon, Witsel dhe Azpilicuetën jashtë planeve, afrimi i një qendërmbrojtësi ishte i panegociueshëm.

Hancko ka dalë përpara alternativës tjetër, Renato Veiga, me klubin që do të firmosë vetëm me njërin prej tyre.

Operacioni me Hanckon është pranë përmbylljes dhe mund të zyrtarizohet në orët në vijim, duke përforcuar ndjeshëm një repart që ka nevojë të menjëhershme për siguri.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

skema e pageses se energjise per debitoret hima keste mujore nga 1200 leke per detyrimet e krijuara deri ne 2023 n 6881725f3b9f2
Lajmi i mëparshëm

Skema e pagesës së energjisë për debitorët, Hima: Këste mujore nga 1200 lekë për detyrimet e krijuara deri në 2023-n

12 vjet burgim per nje sere vjedhjesh rrefimi i nje te riu qe thote se nuk do te kthehet me ne ate rruge 688172d7db696
Lajmi i radhës

12 vjet burgim për një sërë vjedhjesh – rrëfimi i një të riu që thotë se nuk do të kthehet më në atë rrugë

Të fundit nga

ShkoLartë