atk mbush 23 vjet 696b60ae298bd

​ATK mbush 23-vjet

January 17, 2026
1 minut lexim

Administrata Tatimore e Kosovës sot shënon 26-vjetorin e themelimit me një ceremoni të veçantë.

ATK është themeluar me datën 17 janar 2000 nën drejtimin dhe administrimin e UNMIK-ut. Drejtor i parë i ATK-së ishte ndërkombëtar i punësuar nga një kontraktues i USAID-it. Nga tetori i vitit 2001 deri në shkurt të vitit 2003, kishte bashkëdrejtorë nga USAID-i dhe vendor që ndanin rolin e drejtorit.

Më 18 shkurt 2003, autoriteti për Administratën Tatimore u bart nga UNMIK-u te Ministria për Ekonomi dhe Financa dhe mori detyrat e drejtorit të ATK-së një vendor.

Që nga ajo kohë, ATK ka funksionuar si një organizatë autonome, e menaxhuar krejtësisht nga banorë të Kosovës me këshillime dhe ndihmën e organizatave donatore ndërkombëtare në radhë të parë, USAID-i, BE dhe FMN.

Gjatë historikut të shkurtër të saj, ATK ka zhvilluar një strukturë organizative funksionale e cila në pjesën më të madhe të saj është në pajtim me praktikat më të mira ndërkombëtare.

Legjislacioni tatimor i Kosovës është pranuar si nga FMN-ja, ashtu edhe nga Komisioni Evropian si legjislacion transparent dhe në harmoni me standardet ndërkombëtare.

Me gjithë zhvillimin e vet dhe asistencën e dhënë, ATK ende duhet shumë për të bërë që të jetë Administratë Tatimore moderne, eficiente dhe një organizatë prijëse shtetërore në Kosovë.

Administrata Tatimore e Kosovës është agjension ekzekutiv në kuadër të Ministrisë së Financave.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ishte akuzuar per korrupsion trump fal ish guvernatoren e porto rikos 696b5fe915686
Lajmi i mëparshëm

Ishte akuzuar për korrupsion, Trump fal ish-guvernatoren e Porto Rikos

alba sqarohet me limin pas drames se bujshme teksa ky i fundit i jep nje perqafim te ngrohte 696b61d3c1846
Lajmi i radhës

Alba sqarohet me Limin pas dramës së bujshme, teksa ky i fundit i jep një përqafim të ngrohtë

Të fundit nga

Këto ngjarje zhvillohen të hënën

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ku janë paraparë deklaratat përmbyllëse. (Hagë, 09:00-16:30) Vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme plenare për shqyrtimin e parë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin

Jules Kounde me valixhe në duar

Me një rënie të ndjeshme të formës, por edhe të përplasjeve të vazhdueshme me Hansi Flick për shkak të sjelljeve të tij jashtë fushës së lojës, Jules Kounde duket se do të
ShkoLartë