atentati qe la te vdekur ne vend 34 vjecarin kristian kola gjendet nje motor i djegur ne shkoder dyshohet se i perket autoreve 68bc8e84102dc

Atentati që la të vdekur në vend 34-vjeçarin Kristian Kola, gjendet një motor i djegur në Shkodër. Dyshohet se i përket autorëve

September 6, 2025
1 minut lexim

Motori i dyshuar se i përket autorëve të vrasjes së 34-vjeçarit Kristian Kola, në Shkodër, është gjetur i djegur.

Dyshohet se mjeti është përdorur nga autorët e atentatit, me të cilën u larguan pak para kryerjes së krimit.

Më pak se një minutë kohë i është dashur grupit të vrasësve të paidentifikuar për të eliminuar 34-vjeçarin Kristian Kola në Shkodër mbrëmjen e së mërkurës.

Dy autorët, të cilët lëviznin me motor, derdhën në drejtim të të riut 8 plumba nga një armë gjysmë silenciator duke e lënë të vdekur në vend.

Nga rindërtimi i skenës së vrasjes kuptohet se qitësi ka qenë profesionist, duke mos gabuar shënjestrën dhe lëvizjet e tyre tregojnë për një studim të objektivit.

Edhe ditën e ngjarjes i riu ndoqi të njëjtin itinerar të çdo mbrëmje, duke pirë kafe në të njëjtin orar dhe të njëjtin lokal si gjithmonë.

Shpresa e grupit hetimor është varur te pamjet e kamerave të sigurisë në zonë. Nga vëzhgimi i tyre është zbuluar se autorët, të maskuar me skafandër, lëviznin me motor dhe pasi kryen vrasjen humbën gjurmët te stacioni i trenit në Shkodër.

Motivet që lidhen pas kësaj vrasjeje, ku duket se është investuar, janë ende të paqarta. Pista e parë ku policia orientoi hetimet ishte një konflikt që 34-vjeçari ka pasur rreth 1 vit e gjysmë më parë, ku ka kryer një plagosje, por pas verifikimeve kjo pistë u zbeh.

Edhe konfliktet e mundshme për biznes nuk janë një pistë e fortë. Hetuesit kanë kërkuar bashkëpunimin e familjarëve për të hedhur dritë mbi të shkuarën e 34-vjeçarit, ku mund të ketë buruar motivi i kësaj vrasjeje, por ata kanë zgjedhur të heshtin.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

universiteti i prishtines perballet me krize te interesimit numri i studenteve ne renie 68bc8de3ac07d
Lajmi i mëparshëm

Universiteti i Prishtinës përballet me krizë të interesimit – numri i studentëve në rënie

humb jeten gjeologu italian gjate nje ekspedite shkencore ne alaska 68bc8ef8b6a78
Lajmi i radhës

Humb jetën gjeologu italian gjatë një ekspedite shkencore në Alaska

Të fundit nga

ShkoLartë