ASUS po anon çdo ditë e më shumë drejt kompjuterëve Copilot+, një trend që u konfirmua në CES 2025 me lançimin e laptopëve të rinj Vivobook 14 dhe 16. Ndryshe nga laptopët që kompania lançoi në Vjeshtë, kësaj here ASUS ka vendosur të përdorë vetëm çipet e Qualcomm.
Dhe njëlloj si Zenbook A14, të dy laptopët Vivobook 14 dhe 16 vinë me çipin Qualcomm Snapdragon X me 16GB RAM dhe 512GB memorie. ASUS pretendon se komponentët e rinj të brendshëm ju sigurojnë laptopëve 44 përqind më shumë perfomancë se gjenerata e kaluar dhe jetëgjatësi baterie deri në 19.8 orë.
Cilindo prej laptopëve të zgjidhni, 14-inç ose 16-inç, do të merrni një ekran 1920×1200 me frekuencë 60Hz. Laptopët vinë gjithashtu me një kamër AI e cila identifikon kur nuk jeni përpara ekranit dhe automatikisht e fik atë për të rritur jetëgjatësinë e baterisë më tutje.
Në aspektin e konektivitetit përdoruesit kanë disa zgjedhje me dy porta USB-C, dy porta USB-A, një portë HDMI dhe një portë kufjesh 3.5mm. Së bashku me laptopët e rinj Vivobook, Asus zbuloi edhe modelet e orientuara drejt sipërmarrjeve ExpertBook B5 dhe B3. Të dy kanë çipet Intel Core Ultra Series 2, deri në 64GB RAM dhe shumë funksionalitete sigurie.
Vivobook 14 dhe 16 kanë çmime që fillojnë nga 700 dhe 750 dollarë respektivisht. /PCWorld Albanian
BURIMI: PCWORLD.AL