asus prezanton karten grafike rtx 4060 ti me porte m 2 655f693885543

Asus prezanton kartën grafike RTX 4060 Ti me portë M.2

November 23, 2023
1 minut lexim

Kur u shfaqën kartat e para grafike me një fole për NVMe M.2 në fillim të vitit, qëllimi i tyre ishte i paqartë fillimisht.

Karta e re grafike Dual GeForce RTX 4060 Ti SSD duket dhe sillet si një kartë grafike e segmentit të mesëm në arkitekturën Ada Lovelace të Nvidia.

Megjithatë porta e integruar M.2 shfrytëzon komponentin në fjalë për të përmirësuar performancën SSD dhe mbështetur harduerët e tjerë.

Implementimi i saj është i mundur duke qenë se karta grafike përdor vetëm 8 nga 16 linjat PCIe që ka në shfrytëzim. Linjat e ngelura, që kartat grafike të segmentit të lartë ka nevojë për ta që të ofrojë performancën maksimale, tek segmenti i mesëm siç është RTX 4060 Ti përdoren për portën M.2.

Kështu përdoruesit shfrytëzojnë të gjithë kapacitetin e pllakës amë sidomos në rastet kur portat NVMe SSD mund të jenë të kufizuara.

Edhe pse Dual RTX 4060 Ti është një kartë grafike PCIe 4.0, mund të operojë SSD-në në shpejtësi PCIe 5.0 ndërsa pllaka amë dhe NMVe e mbështetin.

Asus ka demonstruar shpejtësi lexim/shkrim rreth 12GB/s. Për të arritur këtë performancë, SSD PCIe 5.0 kërkojnë ftohës të mëdhenj ndërsa kompania demonstroi se duke përdorur ftohësin e kartës grafike, NVMe ruan temperaturën stabile prej 50 gradë celsius. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

RENT A CAR

avioni ambulance i turkiyes dergon tre femije te plagosur nga gaza 655f68c04683c
Story i mëparshëm

Avioni-ambulancë i Türkiyes dërgon tre fëmijë të plagosur nga Gaza

zelenskyy ne vitin 2024 hapesira ajrore e ukraines do te mbyllet per rusine 655f697e5e62a
Story i radhës

Zelenskyy: Në vitin 2024 hapësira ajrore e Ukrainës do të mbyllet për Rusinë

Të fundit nga

ShkoLartë