astrit selmani behet me skuader te re nenshkruan ne kine 687e26f666a24

Astrit Selmani bëhet me skuadër të re, nënshkruan në Kinë

July 21, 2025
1 minut lexim

Astrit Selmani ka vendosur të vazhdojë karrierën e tij në Azi. Pas largimit nga Dinamo Bukuresht, sulmuesi kosovar është transferuar zyrtarisht te Shaanxi Union në Kinë.

Selmani ka nënshkruar me skuadrën kineze që garon në Ligën e Parë, niveli i dytë i futbollit profesionist në Kinë. Ai do ta veshë fanellën me numër 9 për sezonin e ri.

“Pas negociatave miqësore me lojtarin, Shaanxi Union FC ka arritur një marrëveshje me Astrit Selmanin. Sulmuesi kosovar është bashkuar zyrtarisht me klubin dhe do të veshë fanellën ikonike me numër 9,” ka njoftuar klubi përmes një komunikate zyrtare.

Gjatë këtij afati kalimtar, Selmani ka pasur oferta nga disa klube evropiane. Ai ishte në radar të Rijekës në Kroaci, Rakow dhe Jagiellonia në Poloni, si dhe Kasimpasas në Superligën turke.

Megjithatë, 26-vjeçari ka vendosur ta provojë veten në futbollin aziatik, duke zgjedhur një aventurë të re larg Evropës. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vrasja e ish policit santiago malko spak jep pretencen per te pandehurit 30 vite burg per leonard duken 687e267f183d5
Lajmi i mëparshëm

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, SPAK jep pretencën për të pandehurit: 30 vite burg për Leonard Dukën!

abdixhiku i quan te paverteta pretendimet e bahtirit per koalicion ldk pdk 687e26f9d31b6
Lajmi i radhës

​Abdixhiku i quan të pavërteta pretendimet e Bahtirit për koalicion LDK-PDK

Të fundit nga

ShkoLartë