Asociacioni i Komunave të Kosovës po proteston sot para ndërtesës së Qeverisë, duke kërkuar mbrojtjen e buxheteve, pronës dhe kompetencave të komunave.
Përmes protestës, Asociacioni po kërkon kompensimin e obligimeve që burojnë nga kontratat kolektive, zbatimin e normës prej 0.5 për qind për përvojën e punës nga buxheti i nivelit qendror, kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet, financim të drejtë për komunat, si dhe ndalimin e, siç është thënë, ndërhyrjeve të nivelit qendror në autonominë lokale.
Protestës i janë bashkuar edhe deputetë të PDK-së dhe AAK-së.
Në protestë, ndërkaq, nuk po marrin pjesë kryetarët e komunave që qeverisen nga Lëvizja Vetëvendosje.
Burimi: botasot.info


