asnje ndryshim nga hera e fundit sylvinho nuk e prek listen e kombetares lojtaret per duelet e shtatorit te njejte me ata qe barazuan me serbine 68b19330c8c97

Asnjë ndryshim nga hera e fundit, Sylvinho nuk e “prek” listën e Kombëtares! Lojtarët për duelet e shtatorit, të njëjtë me ata që barazuan me Serbinë

August 29, 2025
1 minut lexim

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka publikuar listën me lojtarët e grumbulluar për dy sfidat e shtatorit.

Një listë surprizuese pasi në të nuk ka asnjë ndryshim nga grumbullimi i herës së fundit, ku kuqezinjtë barazuan me Serbinë në Tiranë dhe me Letoninë në transfertë, duke e komplikuar kualifikimin.

Të vetmit që mungojnë janë portieri Alen Sherri dhe mbrojtësi Ardian Ismajli, të dy për shkak dëmtimi, ndërsa nuk ka asnjë emër të ri.

Shqipëria do të luajë me Gjibraltarin një duel miqësor më 4 shtator në orën 18:00, në “Europa Point Stadium” të Gjibraltarit, ndërsa pas 5 ditësh do të presë në “Arenën Kombëtare” Letoninë, në sfidën e vlefshme për Kualifikueset e Botërorit 2026.

WhatsApp Image 2025 08 29 at 10.20.43


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shba ja ia shet ukraines 3000 raketa te fuqishme eram 68b192733df64
Lajmi i mëparshëm

SHBA-ja ia shet Ukrainës 3000 raketa të fuqishme ERAM

giorgia meloni dhe motra e saj viktima te webit qe publikon fotot e grave me komente seksiste kryeministrja italiane e neveritur denim pa asnje meshire 68b194319244c
Lajmi i radhës

Giorgia Meloni dhe motra e saj “viktima” të webit që publikon fotot e grave me komente seksiste, kryeministrja italiane: E neveritur, dënim pa asnjë mëshirë

Të fundit nga

ShkoLartë