Parlamenti i Hungarisë ka miratuar një amendament të rëndësishëm kushtetues që kufizon mandatin e kryeministrit në maksimum tetë vjet.
Amendamenti është miratuar me 135 vota pro dhe 50 kundër, duke përfshirë edhe një dispozitë për zbatim retroaktiv të kufizimit të mandateve.
Nëse hyn në fuqi në formën aktuale, Orban i cili ka qenë gjithsej rreth 20 vjet si kryeministër i Hungarisë, nuk do të mund të kandidojë më për këtë post.
Propozimi është paraqitur nga deputeti Marton Mellethei-Barna, i cili e ka cilësuar këtë nismë si një hap të rëndësishëm drejt rindërtimit demokratik të vendit dhe forcimit të shtetit të së drejtës.
Megjithatë, ky amendament ka nxitur reagime dhe kritika nga opozita dhe juristët, të cilët argumentojnë se dispozita retroaktive mund të përballet me sfida ligjore dhe se mbetet e paqartë nëse kufizimi i mandateve mund të zbatohet për periudhat e mëparshme të qeverisjes.
Ndryshimet kushtetuese pritet të kenë ndikim të gjerë në skenën politike hungareze dhe të nxisin debate të reja mbi balancën e pushtetit në vend.
Burimi: botasot.info


