asllani i ka idete e qarta 695e9a33cbe73

Asllani i ka idetë e qarta

January 7, 2026
1 minut lexim

Kristjan Asllani pret largimin nga Torino gjatë janarit dhe kthimin “tranzit” tek Interi.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare do të kalojë në një skuadër tjetër, por mbetet të shihet se ku, me disa hipoteza që janë shfaqur në horizont.

Megjithatë, mediat italiane bëjnë të qartë se Asllani nuk ka ndryshuar mendje në një pikë.

Ai nuk ka ndër mend që të largohet nga Italia dhe ka refuzuar mundësinë që të luajë në një kampionat tjetër, ndonëse Interi do të preferonte që ai të shkonte në Spanjë.

Ndaj zikaltrit po përpiqen t’i gjejnë një sistemim në Itali dhe sipas mediave përtej Adriatikut, kanë një plan për ta përfshirë Asllanin si një “paketë” shkëmbimi bashkë me Stefan De Vraj. Destinacioni është Fiorentina, një klub që ka nevojë urgjente për përforcime që të dalë nga kriza dhe për t’u larguar nga fundi i tabelës.

Në anën tjetër, drejt Milanos, do të udhëtonte mbrojtësi i djathtë Dodo, emri i përzgjedhur nga Interi për t’u përforcuar pasi dështoi kthimi i Kanselos.

Palët do të nisin bisedime më konkrete në ditët në vijim, me Asllanin në pritje për të mësuar se në cilin klub italian do të mbyllë këtë sezon.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

per here te pare kete vit rama mbledh kabinetin qeveritar ja diskutimet qe priten 695e99d8b2fa9
Lajmi i mëparshëm

Për herë të parë këtë vit, Rama mbledh kabinetin qeveritar, ja diskutimet që priten

shembje shkembinjsh e dherash bllokojne aksin burrel rreshen qarkullimi i mjeteve kalon ne nje sens 695e9b07701b6
Lajmi i radhës

Shembje shkëmbinjsh e dherash bllokojnë aksin Burrel-Rrëshen, qarkullimi i mjeteve kalon në një sens

Të fundit nga

ShkoLartë