asist gol dhe nje shtylle mehmeti ben liderin te bristol siti 68c67114649a9

Asist, gol dhe një shtyllë/ Mehmeti bën liderin te Bristol Siti

September 14, 2025
1 minut lexim

Anis Mehmeti po konfirmon gjithnjë e më shumë se është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Bristol Sitit. Ylli shqiptar ishte protagonist absolut në ndeshjen  ndaj Shefield Uednesdej, ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin bindës 0-3 në transfertë. 

Mehmeti dha një asist për golin e dytë në minutën e 18-të, shënoi nëpërmjet një realizimi të të bukur në minutën e 32-të, dhe ishte shumë pranë dopietës personale, por tentativa e tij u ndal vetëm nga shtylla.  

Me lojën e tij energjike dhe kreativitetin në repartin ofensiv, ai vuri në vështirësi të vazhdueshme mbrojtjen vendase, duke qenë vendimtar në suksesin e ekipit. 

Ky ishte një tjetër sinjal i qartë se 23-vjeçari shqiptar po kalon një formë të shkëlqyer në Championship, duke i dhënë trajnerit garanci se mund të bëhet lideri i Bristol Sitit në këtë sezon.  Ai u vlerësua me notën 8 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, teksa në total regjistroi 5 gjuajtje, si dhe dha 2 pasime kyçe.  

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

agjencia turke e lajmeve promovon bukurite shqiptare vjosa perla e eger e evropes 68c670b4f2f5a
Lajmi i mëparshëm

Agjencia turke e lajmeve, promovon bukuritë shqiptare: Vjosa, “perla e egër” e Evropës

marko vafiadhis erdhi ne tirane me nxitim dhe kerkoi nga enver hoxha qe refleksionet e studiuesit te njohur 68c67122859f0
Lajmi i radhës

“Marko Vafiadhis erdhi në Tiranë me nxitim dhe kërkoi nga Enver Hoxha që…”- Refleksionet e studiuesit të njohur

Të fundit nga

ShkoLartë