ARBEN TARAVARI GAZETA MK 1

ASH: VLEN-i po vuan nga amnezia politike, ALTA Banka hyri kur ishte pjesë e Qeverisë

November 11, 2026
1 minut lexim

ALTA Banka hyri zyrtarisht në Maqedoninë e Veriut në shtator të vitit 2025. Në atë kohë, pjesë e Qeverisë ishte edhe VLEN-i. VLEN-i vazhdon të jetë pjesë e Qeverisë edhe sot.

Por, duke i parë reagimet e sotme të eksponentëve të VLEN-it, duket se kemi të bëjmë me një rast klasik të amnezisë politike selektive: fajtorët kërkohen gjithandej, vetëm jo aty ku duhet!

Nuk e di nëse kjo është iluzion politik, nënçmim i inteligjencës së qytetarëve apo një përpjekje për t’i trajtuar njerëzit me terapi të harresës kolektive.

Por një gjë është e pamohueshme: Aleanca për Shqiptarët paralajmëroi me kohë!

Që nga momenti kur u bë publike hyrja e kësaj banke, ngritëm shqetësimin se përmes saj mund të zgjerohej ndikimi i botës serbe në Maqedoninë e Veriut, kësaj radhe edhe në sferën ekonomike dhe financiare. Paralajmërimet tona i mbështetëm edhe në shqetësimet e ngritura në raportin e Komisionit Evropian për ndikimin e botës serbe në vend.

Fatkeqësisht, askush nuk deshi t’i dëgjonte vërejtjet tona.

Po të merreshin seriozisht paralajmërimet e Aleancës për Shqiptarët, sot ndoshta nuk do të merreshim me trajtimin e pasojave, por do të kishim mundësi ta parandalonim problemin që në zanafillë.

Ndërsa sot, në vend të përgjegjësisë, kemi një lojë pingpongu politik: njëri ia hedh fajin tjetrit, tjetri të parit, ndërsa qytetarët duhet të shikojnë ndeshjen dhe të harrojnë se kush ishte në pushtet kur banka hyri zyrtarisht në vend.

Ndonjëherë, përgjegjësia nuk matet me atë se sa mirë arrin ta hedhësh fajin te të tjerët, por me atë se çfarë ke bërë kur ke pasur mundësinë ta parandalosh problemin!

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IZET MEXHITI 1
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: BDI-ja ia hapi rrugën “botës serbe”, pasoja do të ketë për ata që na e shkaktuan këtë epidemi filoserbe

FB IMG 1794425753240
Lajmi i radhës

Mimoza Musa: BDI-ja u largua nga seanca për Alta Bankën, shqiptarët meritojnë sqarime

Të fundit nga

ShkoLartë